MOTËR TI JE AJO QË VENDOS PËR VETVETEN!

MOTËR TI JE AJO QË VENDOS PËR VETVETEN!

Sa mirë është për një femër të jetë mbretëreshë. Me një kohë kur janë shtuar robëreshat! Dhe të jetë e shtrenjtë. Me një kohë kur vajzat janë bërë të lira! Të jetë e turpshme. Me një kohë ku turpi ka humbur! Dhe të posedon zemër të gjallë. Nga e cila burojnë dashuria dhe pastërtia, e të mos jetë zemra e saj e lirë, e ta posedon kush të mundet dhe dëshiron! Të jetë si trëndafili, i cili e përhap erën e saj të dëlirësisë dhe turpit, e të mos jetë si lulet e tjera! Dhe të jetë e pastër dhe e ndershme, me një kohë ku ka humbur nderi dhe pastërtia! Dhe të jetë e kapur për fe, me një kohë ku haramet janë shtuar, dhe të kapesh për fe është si ta mbash një gacë në dorën tënde!