Mos u gëzoni pse dr.Shefqet Krasniqi doli i pafajshëm nga akuzat e prokurorisë sepse ai i pafajshëm ka qenë, por gëzohuni asaj dite kur ta shikoni dr. Shefqetin në mimber të xhamisë për ditë xhumaje sic ishte më parë sepse ashtu i ka hije. Një nga qëllimet dashakeqe kjo ka qenë që të akuzohet për akuza të rreme e të largohet nga mimberi i xhumasë dhe nga influenca në xhemat si shumë hoxhallarë të tjerë.
hoxhë Mustafë Tërrniqi
—–
Gjykata Themelor e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm në të tria akuzat ish-imamin Shefqet Krasniqi.
Pas vendimit lirues nga Gjykata, Krasniqi ka deklaruar se që nga fillimi e ka ndier veten të pafajshëm.
“Që nga fillimi e kam ndier veten të pafajshëm”, ka thë ai.
Më tej Krasniqi ka thënë se me akuzat ndaj tij është bërë show, dhe se kanë patur tendenca politike.
Ndryshe, Krasniqi akuzohej shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Në aktakuzë pretendohej se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014, ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.