Prokuroria zbulon minj të ngordhur në fabrikën e mishit / FOTO

0
184

Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar bastisje në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës, e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka siguruar pamje nga ambientet e përpunimit të mishit në një fabrikë, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.

Pamjet paraqesin edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika./iliriatv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here