Shpesh e degjojme fjalen Mashalla,por disa e shqiptojne edhe me dobet marshalla.
Ndersa realisht me e mira do ishte MashaAllah dhe bekimi mbi miresite e pare me sy do ndikonte qe mos te ndikonte syri i keq apo hasedi.
Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Nëse ndonjëri nga ju sheh në veten e tij ose në pasurinë që posedon ose të vëllait të tij diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për begati, pasi marrja mësysh është hak.” (Shënon Ahmedi)
Ebu Umame ibn Sehl ibn Hunejfi rrëfen: “Në një rast babai im, Sehl ibn Hunejfi, lahej në Harare (një luginë e Medinës). Ai kishte hequr rrobën e sipërme, derisa Amër Ibën Rabia e shikonte. Sehli e kishte lëkurën shumë të bardhë dhe të mirë. Amri u magjeps dhe tha: “Deri tani nuk kam parë këso lëkure (të mirë), as te virgjëresha e fshehur.” Sehli u sëmur në vend dhe filloi t`i shtohet dhimbja. I treguan Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe i thanë se nuk po arrin ta ngrejë kokën. Ai i pyeti: “A dyshoni te dikush?” Ata i thanë: “Amër Ibën Rabia”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem e thirri dhe i tha me hidhërim: “Për çfarë arsyeje ndokush e mbyt vëllanë e tij? Pse nuk e bekove kur e pe? Lahu për të.” Amiri lau fytyrën, duart, bërrylat, gjunjët, fundin e këmbëve dhe lagu rrobat e tij me atë ujë, pastaj ia hodhi ujin Sehlit nga mbrapa. Pas kësaj Sehli u shërua menjëherë.” Shënon Ahmedi, Maliku Nesaiu dhe Ibën Maxhe me zinxhir të saktë.
Ky hadith, siç vërteton rënien mësysh, vërteton edhe mënyrën e shërimit nga ajo.
Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) përcjell prej Ibn Shihabit, ky prej Umameh ibn Sehl ibn Hunejfit, që tregon: “Amir ibn Rabiah, kur pa njëherë Sehl ibn Hunejfin duke u larë, tha: “Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo!” Menjëherë pas kësaj, Sehli ra përdhe. Atëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) i shkoi Amirit dhe, me zemërim e një ton qortues, i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllain e vet?! Pse nuk u lute për begati për të (duke thënë: Barekall-llah!)? Shko lahu tani për të!” E kështu, Amiri lau fytyrën, të dyja duart, dy llërët, dy gjunjët, dy këmbët dhe pjesën e brendshme të izarit të tij në një enë. Pastaj e lagu Sehlin me këtë ujë, dhe ai vazhdoi jetën së bashku me njerëzit e tjerë.”2
Imam Maliku e përcjell këtë hadith edhe prej Muhamed ibn Ebu Umames, djali i Sehlit, i cili e përcjell nga i ati, pra, nga vetë Sehli. Në të, ndër të tjera, thuhet se Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha Amrit: “Syri i keq është i vërtetë. Merr abdes për të (pra, për të larë Sehlin me ujin e abdesit të tij)!”3
Abdurrezaku përcjell prej Muamerit, ky prej Ibn Tausit, ky prej të atit, i cili përcjell këtë hadith, me sened deri te Pejgamberi (s.a.u.s.): “Syri i keq është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, ai do të ishte syri i keq. Prandaj, nëse dikujt prej jush i kërkohet të lahet (që me ujin e tij të spërkatet i sëmuri), le të lahet!”4