MOS MBAJ HIDHËRIM ME MUSLIMANËT

0
204

Nga Ebi Ejub El-Ensari radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk i lejohet një muslimani që ta bojkotojë vëllain e tij më shumë se tre ditë, takohen dhe ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit, më i mirë prej tyre është ai që fillon me selam”. (Ebu Davudi: 4913).

Në një transmetim tjetër nga Aisha radijAllahu anha përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk i takon besimtarit që ta bojkotojë vëllain e tij më shumë se tre ditë, nëse e takon atë e përshëndetë tre herë radhazi me selam, nëse ai nuk i përgjigjet në selamin e tij atëherë ai bartë për sipër mëkatin e tij”. (Ebu Davudi: 4915).

Nga hadithet kuptohet se bojkotimi dhe hidhërimi me muslimanët është mëkat ndaj Allahut të Lartësuar, madje ky mëkat është edhe më i rënd nëse bojkotimi dhe hidhërimi është me të afërmit dhe familjarët.

A ke harruar se:

1- Me këtë veprim je duke e hidhëruar Allahun.
2- Me këtë veprim je duke e kënaqur shejtanin.
3- Me këtë veprim je duke e ngarkuar peshorën e veprave të këqija.

Mos mbaj hidhërim ndaj muslimanëve sepse ky është mëkat ndaj Allahut, nëse tek ta sheh ndonjë veprim jo të mirë mundohu ta përmirësosh atë me këshillë dhe sjellje të mirë por jo me hidhërim dhe injorim ndaj tyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here