MOS E ZEMËRO ATË QË E KE MË TË SHTRENJTË

0
223

E zemëroi nënën e vet dhe i thoshte vetes: Nesër do të sillem mirë me të, mirëpo ajo ndërroi jetë para se të vijë e nesërmja dhe mbeti dhembja e pikëllimi në gjoksin e tij.

Doli nga shtëpia, pasiqë e zemëroi gruan, edhe pse një fjalë dhe përqafim do të ishte e mjaftueshme që të shkrihet kjo pengesë mes tyre, mirëpo ajo u inatos dhe e refuzoi një gjë të tillë, e pastaj tha: Mirë, kur të kthehet do të kërkoj prej tij një gjë të tillë, mirëpo caktimi i i Allahut ishte që ai të del dhe të mos kthehet më.

E mbylli derën e hyrjes me fuqi dhe doli shpejt që tu bashkëngjitet shokëve duke e lënë pas vete prindin, i cili edhe përkundër asaj se e la të vetëm, mërzitej për të se ku do të shkojë dhe çfarë do ti ndodhë dhe në momentet e kulmit të dëfrimit të tij dhe angazhimit me shokë, ia sjellën në celular dhe i thanë: Allahu e mëshiroftë prindin tënd, ndërroi jetë! Prindi i ndërroi jetë i ri, kurse ai shumë vonë u zgjua nga gjumi.

Këshillë për mua, për ju dhe për të gjithë ata që kanë zemër dhe ndërgjegje: Mos u zemëro me atë që e ke më të shtrenjtë, e pastaj ta vonosh të kënaqurit e tij deri të nesërmen!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here