MIRËSITË QË KEMI KUR E LARTËSOJMË, E FALENDEROJMË DHE E MADHËROJMË ALLAHUN

0
184

MIRËSITË QË KEMI KUR E LARTËSOJMË,
E FALENDEROJMË
DHE E MADHËROJMË ALLAHUN
Ebu Hurerja (radijall-llahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut, Muhamedi
(salall-llahu alejhi ue selem) ka thënë:
ال إله إال هللا وحده ال شريك له، له الملك وله الحمد وهوعلى كل شيء قدير
Kush thotë: “Askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç
Allahut, të Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në
Tokë), vetëm Atij i përket falenderimi (ynë), Ai është i Plotfuqishëm për
gjithçka”, njëqind herë në ditë, është njëlloj sikur të ketë liruar dhjetë robër,
i shënohen njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija, e është i mbrojtur
nga Shejtani e nga dredhitë e tij deri në mbrëmje e askush nuk do të
mund të shpërblehet më shumë se kaq, përveç atij që lutet më shumë.”
Ai thotë, gjithashtu: “Kush e thotë këtë lutje dhjetë herë në ditë, është
njëlloj sikur të ketë liruar katër robër.”
سبحان هللا وبحمده
Kush thotë “I Lartësuar është Allahu e vetëm Atë falenderojmë” njëqind
herë gjatë ditës, i shlyhen gjynahet, edhe sikur të jenë sa shkuma e detit.”
I Dërguari i Allahut Muhamedi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë: “Dy fjalë
janë të lehta për t’u thënë nga gjuha, të rënda në peshore e të dashura për
Mëshiruesin:
سبحان هللا وبحمده، سبحان هللا العظيم
“I Lartësuar është Allahu, vetëm Atë falenderojmë. I Lartësuar është
Allahu i Madhëruar.”
“A e keni të pamundur ju që të mos merrni çdo ditë njëmijë sevape
(shpërblime)? Dikush e pyeti: “E si t’i marrim këto sevape?” Secili prej
jush, – iu përgjigj i Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem) – le të
thotë njëqind herë në ditë “Subhane-llah!” e t’i shënohen njëmijë sevape e
t’i fshihen po aq gjynahe.”
Abdullah Bin Kejsi (radijall-llahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (salallllahu
alejhi ue selem) i tha: “O Abdullah! A të tregoj ty për një thesar të
çmuar që ndodhet në Xhenet?” “Posi jo, o i Dërguari i Allahut.” -ia ktheva
unë. “Thuaj, – më tha:
ال حول وال قوة إال باهلل
“Askush përveç Allahut, nuk ka forcë e pushtet gjykues mbi ne.”
Katër shprehje janë më të dashura tek Allahu:
سبحان هللا، والحمد هلل، وال إله ال هللا، وهللا أكبر
“I Lartësuar është vetëm Allahu!”
“Falenderimi i përket vetëm Allahut!”
“Askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet, përveç Allahut!”
“Allahu është më i Madhi!.”
Sa’d bin Uekasi (radjall-llahu anhu) tregon: “Një ditë erdhi tek i Dërguari i
Allahut një beduin e i tha: “Mësomë një shprehje, që ta them gjithmonë!”
I Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem) i tha:
ً، سبحان هللا رب العالمين، ال حول وال قوة
ً والحمد هلل كثيرا
ال إله إال هللا وحده ال شريك له، هللا أكبر كبيرا
إال باهلل العزيز الحكيم . اللهم اغفر لي، وارحمني، واهدني وارزقني
“Thuaj: “Askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet, përveç
Allahut, të Vetëm e të Pashoq; Allahu është më i Madhi e i Madhëruari;
Atë e falenderoj-më. Larg të metave është vetëm Allahu, Zotëruesi i qiejve
e i Tokës. Askush përveç Allahut të Urtë e të Drejtë nuk ka forcë e pushtet
gjykues mbi ne.”
Beduini ia ktheu: “Këto janë lavdë-rime për Allahun. Po për veten time,
ç’lutje të bëj?”
I Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem) i tha: “Thuaj:”O Allah! Më
fal, më mëshiro, më udhëzo (në udhën e drejtë islame) më jep risk.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here