Mesatarja në Islam

Mesatarja në Islam

“(Po kështu) edhe me shenja treguese në tokë (për ditën) dhe me yjet (për natën) që ata njerëzit drejtohen” [En-Nahl: 16]
1. Karakteristikat e qëndrimit të mesëm
Qëndrimi i (mesëm) ndërmjetëm është prej karekteristikave që e dallon fenë Islame nga fetë e tjera, thotë Allahu në kuran:
“Kështu pra, Ne ju kemi bëmë ju (muslimanëve, besimtarëve të vertëtë në Islam dhe ndjekësve të Pejgamberit Muhamed a.s) komb të drejtë (dhe më të mirin) që ju të dëshmoni për njerëzimin dhe i Dërguari (Muhamedi a.s) të jetë dëshmues për ju”. El-Bekare:143Qëndrimi i mesëm është prej cilësive të kombit të angazhuar me të, duhet të mbetet sjellja e tij që kontrollon jetën e çdo muslimani duke u mbajtur fort pas saj në çdo që vepron apo lën.
Qëndrimi i mesëm është i aftë për të arritur të mirën për personin në çdo aspekt: në vetveten e tij ose në familjen e tij ose në bashkësinë në të cilën ai jeton.
Qëndrimi i mesëm ka kuptimin: më e mira dhe më e zgjedhura dhe drejtesi gjithashtu do të thotë: lavdi, pushtet, forcë dhe dukje.
Kombi musliman është i mesëm mes kombëve në kushte kohore dhe vendore.
Kombi musliman është kombi më i zgjedhuri në vetveten e tij, më i drejti në gjykimin, rregullat e tij dhe më i drejti në dëshminë që bën për njerëzit.
Qëndrimi i mesëm i kombit musliman do të thotë që kombi musliman është më i vendosuri për të ndjekur rrugën e Allahut, më i miri prej kombëve që kthehen tek Allahu dhe do të thotë që kombi musliman është më i dukshmi, më i forti, më i lavdishmi nëse ka ndjekur rrugën e Allahut të drejtë dhe është kapur fort pas lidhjes më të sigurtë (dhe kjo lidhje është Islami)[1]
Thotë Allahu në Kuran:
“Ata (hipokritët) thonë: “Kur të kthehemi në Medinë, padyshim që më i nderuari (Abdullah bin Salul, prijës i hipokritëve në Medinë) do ta dëbojë që andej më të ulëtin (të Dërguarin e Allahut a.s).” Por nderimi, fuqia dhe lavdia i përkasin Allahut, të Dërguarit të Tij (a.s) dhe besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” [El-Munafikunë: c8]
Qëndrimi i mesëm është tipar i kombit musliman ashtu siç është tipar i Islamit
2. Qëndrimi i mesëm në fushën e akides (besimit)
Kombi musliman është i mesëm mes ekzagjerimit dhe neglizhencës, mes përngjasimit dhe prishjes, mes detyrimit dhe përcaktimit (fatit), mes sigurisë dhe humbjes së shpresës.
Muslimanët janë të mesën në besimin e tyre që kanë për Profetët e Allahut dhe të Dërguarit e Tij dhe robët e Tij të sinqertë.
Besimtarët muslimanë besuan të gjithë të dërguarit e Allahut dhe i motivuan ata dhe i respektuan, i deshën dhe iu bindën atyre, por pa i adhuruar ata dhe pa i konsideruar ata zotër. Besuan në të gjithë librat që iu zbritën të dërguarve dhe profetëvë duke mbajtur qëndrim të mesëm dhe të ekulibruar mes dy gjërave të qortueshme (ekzagjerimit dhe neglizhencës).
Distancohet Islami me akiden e tij të kulluar nga çdo eksagjerim dhe neglizhencë, nga çdo luhatje dhe .. të cilat i përhapen doktrinat, besimet dhe perceptimet mes hyjnëzimit të njeriut me shembujt e tij të shumtë dhe përbuzjes së tij deri në gradën më të fundit të përbuzjes dhe poshtërimit.
Akidja islame mban qëndrim të mesëm në rëndësinë që i jep anës materiale dhe asaj shpirtërore dhe distancohet nga eksagjerimi dhe neglizhenca në secilën prej tyre duke i barazpeshuar të dyja anët me një balancim të kujdesshëm dhe duke përshtatur lidhjen dhe përkatësinë mes tyre.
Islami në fushën e Akidës (besimit) është: besimi në Allahun të Vetëm, Një të Vetëm, i Cili nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Lartësuar është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë (duke i bërë shirk): “Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe s’ka asnjë të barabartë ose të krahasueshëm me Të (Një, i Vetëm, i Padhok)” [El-Ikhla:3,4]
Çdo krijesë tjetër përveç Tij nuk zotëron për veten e tij dobi as dëm, as vdekjen as jetën dhe as ringjalljen.
Ajo që e dallon medotën e Ehli sunetit është rruga e mesme që ndjek mes eksagjerimit dhe neglizhencës, qoftë kjo në degëzime, në baza apo në çështje besimi. Gjithashtu në çështjet e origjimës.i gjejmë që ata janë të mesëm.
Akidja e Islamit nuk ndryshon me kalimin e epokave dhe të kohërave kurrë.
Akidja jonë, ajo që ka qënë në jetën e Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi-, është akidja jonë sot dhe nuk lejohet asnjëherë ndryshimi i saj që të përshtatet me kohën. Besimi ynë është i qëndrueshëm dhe nuk lejohet që të ndryshojë dhe nuk mund të shtohet apo të pakësohet gjë në të.
Transmeton Muslimi (1920) hadithin e Thubanit –radiallahu anhu- se i Dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- ka thënë: “Do të jetë një grup nga kombi (populli) im të qëndrueshëm në të drejtën duke mos i dëmtuar ata që duan t’i poshtërojnë derisa të vijë urdhëri i Allahut dhe ata të jenë të tillë (të qëndrueshëm në të drejtën)”
Në këtë hadith ka mrekulli të dukshme, sepse kjo cilësi (qëndrueshmëria në besim) vazhdon të jetë me Falendërimin e Allahu që nga koha e Profetit –salallahu alejhi ue selem- deri sot dhe do të jetë derisa të vijë Urdhëri i Allahut, i përmendur ne hadith. Me këtë hadith argumentohet se ixhmaja (dakordimi) është argument që merret për bazë dhe kjo është argumentimi më e saktë që merret nga ky hadith. Besimi islam nuk bie ndesh me llogjikën e shëndoshë asnjëherë dhe për këtë gjejmë në Kuran shumë ajete që kërkon prej saj që të mendohet: ” ” [El-Hashër: 2]
Besimi i fesë muslimane është i argumentuar, nuk ka pjesë prej pjesëve të besimit vetëm se gjendet për të argument nga Libri i Allahut apo nga suneti i të Dërguarit të Tij –salallahu alejhi ue selem-.
Feja muslimane nuk ka kundërshtime dhe konflikte në besimin e saj asnjëherë dhe për këtë arsye nuk gjejmë kundërshtime mes ajetevë të Kuranit dhe as mes haditheve të Profetit –salallahu alejhi ue selem- dhe as pjesët e akides nuk ka kundërshtim mes njëra-tjetrës, por përshtatin dhe përforcojnë njëra-tjetrën.
Besimi islam është besim i qartë dhe dallimi i qartësisë së këtij besimi është sepse Profeti –salallahu alejhi ue selem- ka thënë: “U kam lënë juve nata e saj është si dita dhe nuk largohet prej saj vetëm se i humburi” [Transmeton Ibn Maxheh]
Besimi është fitrijeh, dhe kihet për qëllim fitrijah e besimit se ajo nuk bie ndesh me atë që ka fitrah të shëndoshë, por ai do ta pranojë këtë besim në mënyrë të plotë dhe të do të jetë i kënaqur me të dhe nuk do të gjejë në vetvete asnjë kundërshtim për këtë besim.
Besimi është i mjaftueshëm (i përbledhshëm) që do të thotë: që ky besim përmbledh, përfshin të gjitha sferat e jetës dhe ngop nefsin e njeriut dhe nevojat e tij. Me të vertetë që njeriu gjen në vetvete boshllëk dhe ka nevojë që të gjejë përgjigje për shumë gjëra, ka nevojë që gjejë përgjigje: Përse është krijuar në këtë jetë? Ku do të shkojë nëse vdes? Ç’fund do të ketë pas vdekjes? Pyetje që kanë nevojë për përgjigje…Dhe falenderimi i takon Allahut këto përgjigje do t’i gjesh të qarta, të shkoqitura në besimin e fesë Islame dhe për këtë thotë Allahu i Lartësuar: ” ” [El-Mulk:14] e të tjera argumente me të cilat dallohet besimi islam për ndriçim dhe qartësi.

Përgatiti: Afaf bint Jahja Ali Harijd
[1] Eshtë pyetur dijetari Ibm Uthejmijn në “Tetawa nur alad-darb” [Namazi:1218]: “Cila është kjo lidhje e sigurt?”Iu është përgjigjur: ” Kjo lidhje është Islami, është quajtur Islami lidhje e sigurt sepse të dërgon në xhenet ” [Shënim i përkthyesit]