Mënyra briliante si t’i kërkosh falje gruas

0
294

Ndonjëherë fjala ‘Më fal!’ nuk mjafton. Po, po flasim për ato momentet e vështira në të cilat gjendemi kur të kemi ndonjë fjalosje ose grindje me gruan. Por, mundësia e përmirësimit të raporteve është në dispozicion dhe këtë pa ndonjë mund të madh. E tëra që duhet bërë është që burri të kujtoj se gruaja është emocionalisht e prekshme dhe se ka dëshirë ta ndiej veten si të veçantë. Kështu, kërkoj falje asaj nga thellësia e shpirtit ngase është më e mençur se që mund të mendosh. Kërkoj falje ndërsa në dorë ke një buqetë lulesh, sepse asaj i pëlqejnë lulet ndërsa ty kjo nuk të kushton shumë. Po kështu, çdo grua ka një pikë të dobët sa i përket ushqimit, janë çokollatat ato që i dëshirojnë, andaj ofroja një çokollatë dhe thuaji me butësi: Më fal! Ofroja ushqimin në shtrat në mënyrë që ajo ta kupton se ti je i gatshëm t’i kërkosh falje. Le të jetë ushqim që asaj i pëlqen, apo, pas ushqimit ofroja ndonjë gotë me kafe ose çaj, sepse kjo e bën të ndihet e rëndësishme.
Nëse mungon suksesi në fillim, atëherë mos hiq dorë. Përsërite këtë derisa buzëqeshja të kthehet në fytyrën e saj. Nëse ka nevojë, kërkoj falje edhe në prani të tjerëve, sepse kjo do ta bënte atë të kuptoj se ti je serioz në kërkimfalje. Por, kujdes ta bësh këtë në prani të atyre që do ta merrnin si rast për të përhapur problemet tuaja në masë.

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here