Mendjemadhësia!
Mendjemadhësia është krenaria e njerëzve të dobët!
Dëmet që sjell mendjemadhësia janë të shumta si:
-Dëm i vetëvetes
-Hidhërim i Allahut
-Rrugë për në Xhehenem (ferr)
etj.
Allahu subhanehu ue teala, në Kur’anin Famëlartë thotë:
“Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.” (Kur’an , Kasas 83)
Gjithashtu dhe në një ajet tjetër të Kur’anit Famëlartë urdhëron që të mos bëhet njeriu mendjemadh në tokë, dhe se vërtet Allahu subhanehu ue teala, nuk i do mendjemëdhejt! Duke thënë:
“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (Kur’an, Lukman, 18)
Gjithashtu ka dhe një numër të haditheve të cilat flasin për këtë gjë të shumtuar , mendjemadhësinë…
Muhammedi salallahu alejhi ue selem, në një hadith thotë:
“Askush që ka në zemrën e tij mendjemadhësi sa pesha e atomit nuk do të hyjë në Xhennet.” Një burrë e pyeti: “Cka nëse njeriu dëshiron që rrobat dhe të mbathurat të duken të bukura?” Ai tha: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është mohim i të vërtetës dhe nënçmim i njerëzve.” Transmeton Muslimi
Harith ibn Vehbi radijallahu anhu ka thënë:
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut , salallahu alejhi ue selem duke thënë: “A t’ju tregoj për banorët e zjarrit? Cdo njeri i vrazhdë, kryelartë, përbuzës dhe arrogant.”
Thënje që duhet marë shembull
“Mos ia rrit çmimin vetes, sepse Zoti të kthen në vlerën tënde origjinale. A nuk e kupton se ai që e ul kokën ndaj tavanit përfiton nga hija e tij? Kurse ai që ec me kokën lart, do ta përplasë me tavanin dhe do të plagoset?!”
(Imam Shafi’u, Allahu e mëshiroftë!)
Përgaditi dhe përshtati: Murat Ameti