Obligimet vllazërore në islam

0
178

Obligimet vllazërore në islamVllazeria-1

1. Përshëndetja me selam.

2. Kthimi i selamit.

3. Vizita e të sëmurit.

4. Përcjellja e të vdekurit.

5. Përgjigja në ftesë (kur ai e thërret në martesën e tij, duhet ti përgjigjet ftesës sê tij).

6. Nëse betohet në Allahun për t’ia kryer një punë, le t’ia kryejë punën(nëse është hallall).

7. Kur teshtin t’i thuash jerhamukellAh (Allahu të mëshiroftê).

8. T’i ndihmojë atij të cilit i është bërë padrejtësi.

9. T’ia lehtësojë ndonjë vështirësi.

10. T’i ndihmojë në vështirësi.

11. T’ia fsheh dhe mbulojë të metat.

12. Mos t’i bëjë ndonjë padrejtësi.

13. Mos ta xhelozojë.

14. Mos ta urrejë.

15. Ta këshillojë, nëse ai kërkon këshillë prej tij.

16. Nëse vdes, t’ia falë xhenazen dhe t’ia përcjellë xhenazen.

17. Ta vizitoj vëllain e tij, nëse ai sëmuret.

18. Ta ndihmojë kur e godet ndonjë fatkeqësi.

19. Të largohet prej të gjitha gjërave që i shkaktojnë dëm në pasuri, familje apo në veten e tij.

20. Ndalohet distancimi nga vëllai i tij musliman më shumë se tre ditë.

21. T’ia dojë vëllait të tij atë që e dëshiron për vete.

22. T’ia lehtësojë vështirësitë vëllait të tij musliman.

23. Ta këshilloj fshehurazi e jo haptazi karshi vëllezërve të tjerë.

24. Ta pranojë këshillën me dashuri, kur vëllai i tij e këshillon.

25. Duhet t’ia falë dhe arsyetojë gabimet vëllait të tij musliman.

26. Kur tê martohet t’i thotë:
BarekAllahu leke ue bareke alejke ue xhemea bejnekuma fil hajr (Allahu tê bekoftê ty dhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftê tê dyve në tê mirë).

27. Nê ditên e Bajramit duhet t’i thotë: TekabelAllahu mina ue minkum (Allahu na i pranoftë adhurimet-ibadetet neve edhe juve).

28. Kur tê bên një punê tê mirë le t’i thotë: BarekAllahu leke fi ehlike ue malike ue xhezekAllahu hajren (Allahu tê dhuroftê nê familjen dhe pasurinê tênde dhe Allahu të shpërbleftë).

29. Kur tê kthehet nga Haxhi duhet t’i thotê:
KabelAllahu haxheke ue gafere dhenbeke ue ahlefe nefekatek (Allahu ta pranoftê haxhin, t’i faltë mëkatet dhe të shpërbleftê për atê që ke shpenzuar).

30. Kur t’i lind njê fêmijê duhet t’i thotê:
BarekAllahu leke fil meuhubi ue shekertel Uahibe ue ruzikte birreh ue belega eshudeh (Allahu tê bekoftë në atë qê ta ka dhuruar, qofsh falënderues ndaj Dhuruesit (Allahut), lus Allahun që të jetë i sjellshêm dhe të rritet).

Përgatiti: Suad B. Shabani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here