Mëkatet e mëdha, definicioni

0
594

Falënderimi është vetëm për Allahun e Madhëruar, nga Ai kërkojmë ndihmë dhe falje, kërkojmë nga Allahu që të na ruan nga të këqijat e vetës sonë dhe të këqijat e veprave tona, atë që e udhëzon Allahu s`ka kush që mund ta humb kurse atë që e humb s`ka udhëzues për të, dëshmoj se vetëm Allahu e meriton adhurimin, Ai është i Vetëm dhe nuk ka shokë dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i tij….më pastaj:

Fjala më e vërtetë është fjala- libri i Allahut kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të Dërguarit, Muhammedit salAllahu alejhi ve selem gjërat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje dërgon në zjarr.6571167493_52350fbdbd_z

Definicioni i fjalës mëkat i madh:

Çdo kërcënim që e ka përfunduar Allahu i Madhëruar me dënim, zjarr, mallkim apo hidhërim quhet  mëkat i madh.

Thotë Allahu i Madhëruar: Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh. (Nisa, 93)

Nga Ebu Dherri transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Tre vetëve Allahu nuk i shikon ditën e Kijametit as nuk i pastron nga mëkatet dhe për ta do të ketë dënim të rënd. Thamë: Kush janë ata o i Dërguar i Allahut, paskan humbur dhe dështuar të tillët. Tha i Dërguari i Allahut: Bartësi i fjalëve, ai që e lëshon rrobën e tij nen zogun e këmbës dhe ai që e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Largohuni nga shtatë mëkatet e mëdha. Thanë o i Dërguar i Allahut: Cilat janë ato? Tha: Shirku në Allahun, sihri (magjia), mbytja  e njeriut që e ka ndaluar Allahu përveçse me të drejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, kthyerja e shpinës në fushëbetejë dhe shpifja ndaj grave të ndershme dhe besimtare.

Mu`tezilet thonë se s`ka mëkate të vogla dhe se çdo mëkat është mëkat i madh, kjo fjalë dhe bindje e tyre është në kundërshtim me sheriatin dhe logjikën.

Sa i përket kundërshtimit të sheriatit: Allahu i Madhëruar thotë: Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.(Nexhm, 32)

Kurse sa i përket kundërshtimit të logjikës: A është njëjtë sikur ai që e godet dikën shuplak sikurse ai që e mbyt njeriun?!!!

Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Çdo birë i Ademit është gabimtarë d.m.th: Që njeriu patjetër do të bie në mëkat, largohu nga mëkatet e mëdha dhe nëse bie në ndonjë mëkat të vogël me padituri apo epsh Allahu ta falë atë sepse Allahu Fuqiplotë ka thënë: Allahu falë shumë…dhe e pranon pendimin.

Ebu Is`hak El-Huwejni

Përgatiti: -Ebu Merjem