Mekanizmat mbrotjes | Mjeksia Islame

0
242

Derisa shumë nga idetë e personalitetit nga Sigmound Freud janë kritikuar dhe përjashtuar nga aplikimi, konceptet e tij për Mekanizmat Mbrojtës, janë konstatuar si shumë efikase dhe përdoren nga shumë psikolog.
Sipas Sigmound Freud, përdorimi i mekanizmave mbrojtës mund ti ndihmojnë personit të mbroj vehtën nga sfera të ndryshme shqetesuese , duke i dhën një lirim nga ankthi dhe mbroj nga mendimet shqetësuese dhe bota reale.

Po ashtu, sipas shpejgimeve psikoanalike Freudiane , mekanizmat mbrojtës janë strategji psikologjike të cilat përdoren nga individ, apo grupe të mbrohen nga realiteti duke e ruajtur vetebesimin dhe imazhin për vehtën.  Te cilët mekanizma njerëzit i përdorin në jetën e tyre të përditshme.

Sipas shpejgimit Freudian  mekanizmat mbrojtes kanë për qëllim të mbrojnë Egon, nga mendja/vehtja/ankthi/sanksionimet sociale ose ta mbrojnë nga një situatë me të cilën nuk mund të ballafaqohet.

Andaj, sipas shpjegimit Freudian mekanizmat mbrojtës paraqiten zakonisht kur:

  • Impulset e ID-it janë në konfikt me njeri tjetrin;
  • Impulset e ID-it  janë në konflikt me vlerat dhe besimet e SUPEREGOS;
  • EGO-s i paraqitet ndonjë vështirësi nga jashtë;

I: Mekanizmat Mbrotjes

Edhe pse egzistojnë një numër i madh mekanizmash mbrotjës, ndër më të përdorurat mund të vecojmë:

  • Refuzimi: mekanizëm që mbron individin nga realiteti i jashtëm kur është i rrezikshëm;
  • Projektimi Iluzionar:   krijimi i mendimeve për realitetin e jashtëm në mënyrë joreale;
  • Fantazia: tendenca e personit të hyj në botën e fantazisë në mënyrë që ti zgjedhë konfliktet e brendshme dhe të jashtme;
  • Projektimi: Projektimi është mekanizëm mbrojtes i cili i lejon personit ta zvogeloj ankthin duke i mundesuar paraqitjen e impulseve të padëshirueshme mirëpo duke mos i lejuar të vetëdisohet për paraqitjen e tyre.  Po ashtu, projektimi është mekanizëm që mundëson kalimin e mendimeve të pakënaqshme nga një njeri në njeriun tjeter.
  • Agresiviteti Pasiv:  Agresioni drejtuar te tjereve mirepo i shprehur në mënyrë indirekte apo pasive.
  • Zavendësimi: është mekanizëm mbrojtes i cili zavendëson impulset seksuale apo agresive me impulse më të pranueshme dhe pak të rrezikshme; është riadresimi i emocioneve dhe ndarja e tyre nga realiteti në mënyrë që të mbrohet nga ballafaqimi me situata shqetësuese.
  • Disocimi/Veçim : modifikimi i përkohshëm i identitetit ose karakterit të një personi në mënyrë që të largoj crregullimin e emocioneve; largimi dhe mbrojta nga përjetimi i një situate reale.
  • Regresioni: Eshtë mekanizëm që mundëson vendosjen e mendimeve të vetëdishmë në të pavetedishmen në mënyrë që të mbroj nga situata të rrezikshme apo shqetësuese.
  • Altruizmi:  krijimi i shërbimeve për të tjerët për të arritur kënaqësi për vehtën dhe të tjerët.
  • Parashikimi: planifikimi për një parahati në të ardhmën e afërt;
  • Humori:  Shprehja e ideve dhe e ndjenjave që i bën të tjerët të ndihen mirë për tu mbrojtur nga disponimi real i vehtes.
  • Identifikimi:  krijimi i pavetëdishëm i një modeli duke u bazuar në karakteristikat dhe sjelljet e personit tjetër.
  • Introjeksioni: është identifikimi me  disa ide dhe objekte të cilat bëhen pjesë e personit.
  • Sublimimi:  Eshte transformimi i emocioneve ose instikteve negative në veprime, sjellje dhe emocione pozitive.
  • Ndrydhja:  është proces i vetëdishëm që shtyen mendimet në paravetëdije; është vendim i vetëdishëm që zakonisht  përcendrohet në emocione ose kërkesa në mënyrë që të ballafaqohet me realitetin; i lejon vehtës që të ballafaqohet me situata të vështira vetëm për tu ballafaquar me realitetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here