Ballina Zgjodhëm për ju. “Më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes…

“Më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes…

Exterior view of the famous Sultan Ahmet or Blue Mosque in Istanbul, Turkey.

Më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes” (Hashr:9)

Tefsiri i Kuranit është i pasur me shumë përfitime dhe ngjarje, një nga ajetet e cila është zbritur si pasojë e një ngjarje shumë të bukur është edhe ajeti – fjala e Allahut:
“Por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë.” (Hashr: 9)?

Ky ajet ka zbritur në lidhje me Talha ibn Ubejdullah dhe gruan e tij.
Erdhi një njeri i uritur tek pejgamberi alejhi selam.
Pejgamberi tha Allahu e mëshiroftë atë i cili i bënë konak sonte këtij musafiri të uritur.
U ngrit Talha tha:
Unë do i bëjë konak o i Dërguar i Allahut.
Talha me vrap shkoi lajmroi gruanë e tij për musafirin.
Gruja e tij tha:
Mirë se vjen musafiri i Muhamedit alejhi selam, mirëpo nuk kemi ushqim të mjaftushêm, pos ushqimit që ia kam përgatitur fëmijëve tanë.
Talha i tha vëndoj fëmija nê gjumë, mashtroj disi deri sa ti nxen gjumi,e ushqimin e fëmijëve ia servojmë musafirit.
Ashtu veproi gruja e Talhas.
Erdhi musafiri, mirëpo Talha e fiku llambën e cila bënte dritë në mënyrë që musafiri mos të ndihet keq.
Ia servuan ushqimin e fêmijëve dhe musafiri filloj ngrënien e ushqimit dhe këta morën disa pjata pa ushqim dhe bënin kinse edhe ata po hanin ushqim me të.
Pas pak musafiri i lodhur ra me fjet dhe të nesërmen mori rrugëtimin pêr ku ishte nisur.
Muhamedi alejhi selam e thirri Talhan i tha: Çfarë ke bërë mbrëm, Allahu zbriti ajet prej shtatë kat qiejve dhe Allahu ka mbetur i habitur me atë cfarë keni bërë ti dhe gruaja yte.
Talha ia rrëfeu gjithë ngjarjen e mbrëmshme.
E pejgamberi alejhi selam e lajmroi se Allahu zbriti ajet për ju special.
Talha u emociona i dolên lotët dhe me vrap shkoi tek gruaja e tij e lajmroi pêr këtë përgëzim prej shtatë katë qiejve nga Allahu xhele ue ala.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani