Masakrat ndaj muslimanëve në Afrikë Qendërore vazhdojnë

0
246

(u130u)_72249304_f7759847-d603-43ab-b235-e59d8df7aec5

Një raport nga BBC bënë të ditur se militanët e krishterë kanë vrarë dy muslimanë dhe kanë djegur trupat e tyre në një rrugë të kryeqytetit Bangui, dhe u zotuan se do të vrasin të gjithë muslimanët në zonën e tyre.

Forcat franceze kanë çarmatosur kryengritësit e grupit Seleka, duke i lejuar terroristet e krishterë të sulmojnë popullatën e pambrojtur muslimane.

“Ne do të jemi këtu gjatë tërë kohës, në qoftë se unë shoh një musliman duke kaluar do ta vrasë atë me dorën time,” ka thënë një burrë në Republikën e Afrikës Qendrore për BBC.

Punëtorët e Kryqit të Kuq kishin varrosur 50 trupa të gjetur gjatë 48 orëve të fundit në veri-perëndim të vendit, thuhet në raport.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq(KNKK) ka thënë se kishin bërë bartjen e 25 njerëzve të plagosur rëndë në spitalin e qytetit.

KNKK, në një deklaratë të lëshuar nga selia e tyre në Gjenevë, shtoi se dhunë e re ishte u ndezur në zonat veriore dhe veri-perëndimore të vendit.

Duke shkuar nga dera në derë, të krishterët kanë bastisur shtëpitë e muslimanëve duke vrarë fëmijë e gra dhe duke plaçkitur e vandalizuar pronat.

Trupat franceze janë akuzuar se kanë mbyllur veshët ndaj mizorisë që po u bëhet muslimanëve në këtë vend, duke shikuar vrasjen e muslimanëve me gjakftohtësi.

Afrika Qendrore, vend me gati 5 milion banorë shumica e të cilëve janë të krishterë, ndërsa 15 për qind e muslimanëve janë të përqendruar në veri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here