LISBA i kundërpërgjigjet AAK-së për sunetin e mjekrës, jap deshmi nga armata e Bosnjes se Kolonel Fuad Ramiqi ishte kundër spiunit Fikret Avdiq

0
233

1544942_569156016503605_1926076112_n

LISBA me shqetësim të thellë është duke i ndjekur kërcënimet që AAK-ja po i bën qytetarëve musliman të Kosovës, LISBA edhe njëher shpreh gadishmërinë që stafin e AAK-së ta shkolloj me shkollim pa pagesë për t’i mësuar për luftërat ballkanike, gjegjësisht luftën e Bosnes dhe t’ju mësoj profilin e personaliteteve shqiptare.

LISBA, fton AAK-në që menjëher të argumentoj shpifjet e bëra para popullit të Kosovës se kinse Fuad Ramiqi paska luftuar në krah të Fikret Avdiqit, shpifje e cila vërteton edhe njëher kërkesën tonë për shkollim të Haradinajt që ti mësoj më mirë luftërat ballkanike.

LISBA para popullit të Kosovës dëshmon me dëshmi zyrtare nga Armata Kombëtare e Bosnes të Alija Izetbegoviqit se Fuad Ramiqi kurr nuk ka luftuar në anën e Fikret Avdiqit, përkundrazi ka luftuar me amblemën kuq e zi me shqiponjën dykrenare me mbishkrimin, ARMATA REPUBLIKA E KOSOVES, në krahun e djathtë qysh në vitin 1992 dhe ne jemi në gjendje të dëshmojmë me dokumente zyrtare dhe dëshmi të gjalla.

AAK edhe njëher ka dëshmuar para popullit se nuk i njeh as profilin e figurave kombëtare, por LISBA i mëson Haradinajt e AAK-së se figura e Ismail Qemajlit ishte ai që falte pesë kohët e namazit, që sipas AAK-së dhe Haradinajt menjëher do të etiketohet si ekstremist.

LISBA i bën me dije AAK-së dhe Haradinajt dhe të gjithë sojit të tyre se ne nuk jemi ekstremist, ne muslimanët praktikojmë islamin burimor që praktikuan të gjithë vëllezërit tonë shqiptar, dhe nuk ka islam arab e as shqiptar, ka islam burimor por nëse AAK-së do i pengoj kjo atëher e ftojmë AAK-në dhe Haradinajn të na dalë burrërisht duke na dalë përpara dhe të na ndaloj.

Nëse AAK-ja për përfitime të veta i vardiset komunitetit ndërkombëtar duke e shit identitetin e vet atëher le ta dijë AAK-ja dhe Haradinaj se kjo do njihet si njollë historike për partin e tij.

LISBA me argument të gjallë para popullit ju tregon se nëse ka ndonjë bashkëpunëtor Serbia atëher janë ata të cilët e helmojnë popullin shqiptar me produkte serbe , me kontraband, krim dhe koncesione tjera në kurrizë të popullit për perfitime personale apo vazalitet të skajshëm.

Ju derisa i pasuroni serbët nuk mund të keni aq dituri ti dalloni mjekrrat e Ismail Qemajlit e Adem Jasharit nga ato tonat.

Në fund LISBA denoncon AAK-në dhe Haradinajn dhe shpreh gadishmërinë që të kontriboj në interes të popullit shqiptar që askush nuk do të mund ta marrë pushtetin ne mënyrë kriminele, qoftë ajo edhe AAK-ja, dhe se LISBA asnjëher nuk ka frikë sojin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here