Lideri i dijetarëve dhe Shehidave Imam Huzai‏

Lideri i dijetarëve dhe Shehidave Imam Huzai‏

                                                                                                                                      2585kbl
El-Imam Ahmed Ibn Nasr El-Huza’i”
Lider i dijetarëve, liderë i martirëve ”Andaj ti merri shembull në udhëzimin e tyre” (El-Anam: 90)
Prej El-Hafidh Ibn Kethirit (Allahu e pastë mëshiruar) Me koment prej shejh Abul-Mundhir Es-Saidi
të El-Xhema’ah El-Islamijeh El-Mukatilah (Libi)
(Allahu e ruajt dhe e ndihmoftë)
“Ai e shiti veten e tij, dhe u përballua me vdekjen pa frikë…”
– Kjo ka qenë çka është thënë për atë prej Ibn Kethirit (Allahu
e pastë mëshiruar).
Ai ka ndier se një rrezik po i kanoset Akides të Ehli Es-Sunetit
uel-Xhematit, ai nuk mund të përmbahej i rehatshëm në
shtëpinë e tij, e as që ishte i kënaqur me fjalët e ëmbla që
thuheshin prej të dyve, Mu’minit dhe munafikëve…Por
përkundrazi, ai u hodh në rrezik të cilin vetëm burrat mund ta
përvijojnë, dhe ai u ngjit në atë lartësi të vështirë – me
përjashtim të atyre që Allahu ua bënë të lehtë – dhe fillojë ti
tubojë besimtarët e Ehli Es-Sunetit rreth tij, dhe i nxiti ata që ta
mbrojnë Akiden e tyre dhe ta mbrojnë fenë e tyre, dhe që të
luftojnë kundër sundimtarit bidatxhi (të devijuar), El-Uathik, i
cili i kishte torturuar dijetarët derisa e pranuan pohimin e tij për
“Halk El-Kur’an” (se Kura’ni është i krijuar).
Por Imami nuk pranoj që ti nënshtrohet në lidhje me fenë e tij,
e as që e shiti Akiden e tij për një çmim të gjorë siç është
ministria e qeverisë, apo ndonjë pozitë të lartë, apo pasuri dhe
para…E as që kërkonte për arsyetim, siç është “Maslahah”
(“interesi dhe dobia më e mirë”) – me të cilin “dijetarët” e
sotëm janë hipnotizuar, me përjashtim të atyre që i ka
mëshiruar Allahu.
Ky Imam guximtarë nuk është ndal nga mobilizimi i forcave dhe
tubimin e burimeve së bashku…Por Allahu ka dëshiruar diç
tjetër – që ai të mbytet prej shpatës të El-Uethikit.
Kjo është ngjarja e tij, ne e transmetojmë të plotë ashtu siç është cekë prej Ibn Kethirit në “El-Bidajeh uen-Nihajeh” vëll. 10, f. 316-320.
Dhe pastaj shkurtimisht disa dobi që i përmban ngjarja, që
ndoshta do të ndezë në zemra xhelozi të shndritshme, të cilat
kanë qenë afër turbullimit; apo do ta bëjë të matur një dijetarë
i cili është mashtruar prej buzëqeshjeve të një Taguti apo nga
fitnja e pasurisë dhe pronës boshe, apo se e ka harruar atë që e ka mësuar dhe ia ka mësuar studentëve të tij: se Koha e
Caktuar (vdekja) është vetëm në Duart e Allahut të Vetmit –
por prapë ai ia ka frikën tagutave se ata kanë mundësi t’ia
afrojnë kohën!
Ne e cekim këtë ngjarje, me shpresë se do tu jep jetë zemrave të dijetarëve dhe muslimanëve, dhe se ndoshta, ata do ta kenë frikë Allahun në lidhje me shitjen e Ajeteve të Tija, dhe Tokën e Dy Vendeve të Shenjta, dhe Bejt El-Magdis, Tokën e Isras…
Ibn Kethiri (Allahu e pastë mëshiruar) në ndodhitë e vitit 231H ka thënë: Dhe në këtë vit ka qenë mbytja e Ahmed Ibn Nasr El-Huza’i
Allahu e pastë mëshiruar, dhe vendbanimin e tij e bëftë të
lartë.
Dhe arsyeja për mbytjen e këtij burri – këtë burrë, që është për
qëllim Ahmed Ibn Nasr El-Huza’i in El-Hejthem El-Huza’i, dhe
gjyshi i tij Malik ibn El-Hejthem ka qenë njëri prej luftëtarëve të
mëdhenj të shtetit Beni El- Abas (d.m.th. Abasidëve), ata që e
mbytën këtë bir të tij.
Dhe Ahmed Ibn Nasr kishte prestigj dhe aftësi drejtuese, dhe babai i tij Nasr ibn Maliku e kanë pas zakon që ta përqarkojnë (njerëzit e hadithit).
Dhe njerëzit e zakonshëm ia dhanë Bejen (besën) për
realizimin e të urdhëruarit (në të mirë) dhe të ndaluarit (të
keqes), në vitin 201 atëherë kur njerëzit e korruptimit, të
paturpësisë, dhe të pamoralit janë përhapur shumë gjatë
mungesës të El-Ma’munit prej Bagdadit – siç është cekë; dhe
tregu Nasr në Bagdad është emëruar sipas emrit të tij.
Dhe ky Ahmed ibn Nasr ishte prej njerëzve të diturisë, me
besim të thellë dhe i drejtësisë, e veprave të devotshme, dhe
që përpiqej për të bërë mirë; dhe ai ishte prej Imamëve të Ehl
Es-Sunetit, prej atyre që urdhërojnë në të mirë, dhe ndalojnë
prej të keqes, dhe ai ishte prej atyre që bënte thirrje drejtë
thënies “Kurani është fjalë e Allahut, i zbritur, dhe i pa krijuar.”
”El-Imam Ahmed Ibn Nasr El-Huza’i” www.botaislame.com 4 Dhe El-Uathik ishte njëri prej më të ashpërve në insistimin në
pohimin se Kurani është i krijuar – ai bënte thirrje në atë ditë
dhe natë, haptazi dhe fshehurazi, në bazë të asaj në të cilin
ishin babai, dhe axha i tij El-Ma’mun, të cilat – ishin të zbrazëta
pa ndonjë evidencë, as ndonjë argument apo sqarim, prej
Sunetit apo Kuranit.
Pra ky Ahmed ibn Nasr u ngrit, duke bërë thirrje drejt Allahut, dhe drejtë urdhërimit në të mirë dhe ndalimin e së keqes, dhe drejt thënies se Kurani është fjalë e pa krijuar e Allahut, dhe i thirri njerëzit në shumë të mira.
Ata, xhemati (grupa) u tubuan sipas atij prej mesit të njerëzve
të Bagdadit, dhe me mijëra njerëz iu bashkëngjiten atyre. Dy
burra u caktuan që të bëjnë davet te Ahmed ibn Nasr, dhe ata
ishin Ebu Harun Es – Siraxhi, i cili i thërriste njerëzit e
provincave lindore; dhe burri tjetër i quajtur Talib, i cili i
thërriste njerëzit e provincave perëndimore – ata, me mijëra
njerëz dhe shumë turma u bashkuan nen atë.
Dhe kur ishte muaji Shaban i këtij viti, u organizua Besatimi
për Ahmed Ibn Nasr El-Huza’i fshehurazi, për tu urdhëruar në
të mirë dhe për tu ndaluar prej të keqes, dhe për rebelim
(Huruxh) kundër sulltanit për shkak të bidatit të tij dhe thirrjes
së tij për pohimin e “Halk El-Kuran (se Kurani është i krijuar)”,
dhe çka bënte ai, autoriteti i tij, dhe shoqëria e tij prej
mëkateve (ma’asi) dhe imoralitetit (feuahish) dhe të ngjashme.
Ata u pajtuan për kohën, se në natën e tretë të Shabanit – në
natën e Xhumasë – do të rrihet një tupan natën, pastaj ata që
janë besatuar do te mblidhen në vendin në të cilin janë pajtuar
më parë – dhe (pas marrëveshjes) Talibi dhe Ebu Haruni ua
shpërndan shumë dinarë në mesin e shokëve. Prej turmës të
cilët i pranuan paratë, ishin dy persona të Benu Eshras, dhe
këta dy persona e kanë pas zakon që të pinë verë.
Pra kur erdhi mbrëmja e së enjtes, këta dy persona prej mesit
të shokëve pinë verë, dhe dy personat menduan se ajo ishte
nata e realizimit të planit – ku në realitet ishte një natë para
natës së planifikuar; pra dy personat filluan ti rrahin tupanët
natën në mënyrë që të mblidhen njerëzit me ata – por nuk
erdhi askush.
Rrëmuja e murr planin e organizuar, dhe rojet e dëgjuan këtë natën, kështu që e lajmëruan zëvendësin e sulltanit, Muhamed ibn Ibrahim ibn Mus’ab – i cili ishte zëvendës i vëllait të tij.
Is’hak ibn Ibrahim, për shkak të mungesës së tij prej
Bagdadit… dhe njerëzit u bënë histerik, dhe zëvendësi i
sulltanit e dha tërë mundin që ti zë ata dy persona (të cilët e
kishin rrahur tupanin). Pra kur i zuri, i torturoi ata derisa e
pranuan për Ahmed ibn Nasr. Kështu ata e kërkonin atë, derisa
patën mundësi që ta zënë një shërbëtor të tij – dhe e mbajtën
atë (dhe e torturuan atë) derisa e pranoj të njëjtën sikurse ata
dy të parët.
Kështu që ai i zuri disa prej organizatorëve të shokëve të
Ahmed ibn Nasr, së bashku me atë, dhe i dërguan te Halifja –
që ti bëjë të kënaqur ata që i panë (rebelët e zënë të drejtuar
prej Ahmed ibn Nasr) në aso gjendje – dhe kjo ndodhi në fund
të shabanit. Pra ai e tuboi një numër të spektatorëve, dhe
Kadiun (gjykatësin), Ahmed ibn Ebi Du’ad El-Mu’tezili morri
pjesë, dhe u sjellë përpara Ahmed ibn Nasr – por ai (El-
Mu’tezili) nuk tregoi ndonjë kundërvënie ndaj Ahmed ibn Nasr.
Dhe kur Ahmed ibn Nasr e detyruan që të qëndroj pranë El-
Uethik, ai nuk iu kundërvu në lidhje me besën që e kishte
marrë prej njerëzve në lidhje me urdhërimin në të mirë dhe
ndalimit të së keqes dhe të ngjashme – Përkundrazi, ai e kaloj
tërë atë, dhe e murr në pyetje: “Çka thua në lidhje me
Kuranin?”
Ai iu përgjigj, “Është fjalë e Allahut.”
El-Uethik përsëri pyeti, “A është i krijuar (mehluk)?”
Ai e përsëriti,“Është fjalë e Allahut.”
Në të vërtet, Ahmedi vetëm se u përballu me vdekjen pa pasur
frikë aspak, dhe e shiti veten e tij, dhe në të vërtet, ai erdhi duke bartur Hanut (përzierje e miskut dhe kamfur i cili përdoret për xhenazet para se të varrosen), dhe ai dukej me shkëlqim të fuqishëm, dhe ai e kishte lidhur mirë atë që i mbulonte pjesët private të tij (në mënyrë që mos të zbulohet në rast të rrahjes apo torturave).
El-Uethik përsëri pyeti, “Çka thua për Zotin tënd? A do ta shohësh Atë Ditën e Ringjalljes?” Ai iu përgjigj, “O Emir El-Muminin: Ka arritur në Kuran, siç ka thënë Allahu, “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të
gëzuara).” (El-Kijameh: 22-23)
Dhe i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi atë) ka thënë,”Me të vërtet, ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç e shihni këtë hënën, ju nuk do të jeni të dobët në shikimin e Tij.” (Buhariu dhe Muslimi) Pra ne jemi mbi atë që jemi njoftuar (prej Allahut dhe të Dërguarit të
Tij).”
Dhe El-Hatib (El-Bagdadi) gjithashtu transmeton se El-Uethik
ka thënë, “I mjeri ti! A do të shihet Ai siç shihet një trup i
kufizuar?! Dhe se Ai do të jetë përkufizuar në një vend ku
spektatorët do të kenë mundësi ta shohin Atë?! Unë e mohoj
një Zotë me atribute të tilla!”
Unë (d.m.th. Ibn Kethiri) them: Çka ka thënë El-Uethik, as nuk është e lejueshme, as e nevojshme, e as që mund të përdoret për të ju kundërvënë transmetimeve të vërteta – dhe Allahu e dinë më së miri.
Ahmed ibn Nasr iu përgjigj El-Uethikut, “Sufjani ma ka
transmetuar një hadith merfu, “Zemra e birit të Ademit është
ndërmjet dy gishtave prej Gishtave të Allahut – Ai e rrotullon
atë ashtu siç ai dëshiron.”
Dhe Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e ka
pas zakon të thotë, “O Rrotullues i zemrave! Ma bënë zemrën
time të paluhatshme në fenë Tënde.”
Kështu që Is’hak ibn Ibrahimi i tha atij, “I mjeri ti! Shiko se çka je duke thënë!” Ai ia ktheu duke i thënë, “Ti më urdhërove ta them atë.” Is’hak
u alarmua prej saj, dhe bëri vërejtje, “Unë të urdhërova ty?!”
Pra ai iu përgjigj, “ Po, ti më urdhërove që ti jap atij këshillë të
sinqertë.”
Përfundimisht, El-Uethiku iu tha atyre për rreth tij, “Pra çka
thoni për këtë njeri (d.m.th. Ahmed ibn Nasrin)” Kështu që, ata
thanë shumë gjëra për atë.
Abdurrahman ibn Is’hak – i cili ishte Kadi (gjykatës) për
provincën e perëndimit derisa u pensionua, dhe kishte qenë
shok i Ahmed ibn Nasrit para kësaj ndodhie – tha, “O Emir el-
Muminin: gjaku i tij është hallall.”
Dhe Ebu Ebdilah El-Ermeni – shoku i Ahmed ibn Ebi Du’ad – tha, “Ma jep një pije prej gjakut të tij, O Emir el-Muminin!” El-Uethik ia ktheu, duke thënë, “Definitivisht, atë që e dëshiron do të vije.” Dhe Ahmed ibn Ebi Du’ad tha, “Ai është qafir, duhet kërkuar
prej tij që të pendohet, ndoshta ka ndonjë sëmundje, apo e ka
humbur mendjen.”
El-Uethik tha, “Kur të më shohësh duke u ngritur (për të
shkuar)
tek ai, atëherë mos qëndro së bashku me mua, se dëshiroj që
të shpërblehem për hapat e mijë (për të shkuar drejt atij për ta
mbytur).
Pastaj ai u ngrit me një shpatë – e cila shpatë i takonte Amr in
Mu’id Jukreb Ez-Zubejdi, dhe i ishte dhënë si dhuratë Musa El-
hadit gjatë hilafetit të tij, dhe në fund të saj gjendej një shkrim
i magjisë e lidhur me thonj – pra kur arriti tek ai, ai e goditi me
një goditje në kraharor, derisa ai ishte i lidhur me litarë dhe
qëndronte në një tepi të lëkurës i cili ishte special për
ekzekutim… dhe pastaj e goditi përsëri, një goditje në kokën e
tij, dhe pastaj ia nguli shpatën në barkun e tij. Ai ra, Allahu
pastë mëshirë mbi atë, dhe ra në tepihun e lëkurës. Në të
vërtet, të Allahut jemi, dhe në të vërtet, tek Ai do të kthehemi,
Allahu pastë mëshirë mbi atë, dhe e falte atë.
Pastaj Demeskini e nxori shpatën e tij prej kllëfit, dhe e goditi
qafën e tij, dhe e ndau kokën e tij, dhe e ngrehu që të shihet,
derisa u soll në fushën që kishte Babak El-Kurrami, dhe ai u
kryqëzua aty, derisa dy këmbët e tij ende ishin në pranga dhe
ai kishte të veshur një petk dhe pantallona. Dhe koka e tij u
bartë në Bagdad, dhe u vendos që të shihet në provincën
lindore për disa ditë, dhe në provincën perëndimore për disa
ditë, dhe rreth saj kishte roje që e ruanin natë dhe ditë. Dhe
me kokën e tij ishte i lidhur një mesazh, dhe në të shkruante:
“Kjo është koka e qafirit mushrik të devijuar, Ahmed ibn Nasr
El-Huzait, prej atyre që janë mbytur prej duarve të Abdullah ibn
Harun, Imamit, El-Uethik Bilahit, Emir El-Mumininit – pasi që ka
ngritur argumentin kundër tij në lidhje me krijimin e Kuranit
dhe mohimit të anthropomorphismit (kinse atributet e njeriut ia
ka përshkruar Allahut), dhe ai i dha rastin që të pendohet dhe
ia mundësoi atij që ti kthehet të vërtetës – dhe ai refuzoj me
kokëfortësi dhe haptas e deklaroi të kundërtën. Pra tërë
falënderimet i takojnë Allahut, që e nguti atë për në zjarr dhe
për në dënimin e Tij të dhimbshëm për shkak të kufrit të tij; ku
për këtë Emir El-Muminin e ka lejuar gjakun e tij dhe që ai të
mallkohet.”
Me pastaj, El-Uethik urdhëroi për persekutimin e liderëve të
shokëve të Ahmedit (d.m.th. të lëvizjes së tij), dhe ai i zuri 29
burra, dhe ata u dërguan në burg, dhe u shpallën si të devijuar.
Atyre nuk iu lejonte që ti vizitoj ndokush, dhe u shtrënguan me
pranga të hekurta, dhe nuk u është dhënë ndonjë racion (ushqimi) i cili i është dhënë të burgosurve të tjerë – dhe kjo është një padrejtësi e madhe. Dhe ky Ahmed ibn Nasr ishte njëri prej dijetarëve madhështorë,
aktiv, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja.
Ai kishte dëgjuar hadithe prej Hemad ibn Zejd dhe nga Sufjan
ibn Ujejneh dhe Hashim ibn Beshir – dhe ai i kishte të gjitha
shkrimet e tij. Dhe ai gjithashtu kishte dëgjuar një numër të
madh të haditheve prej Imam Malik ibn Enesit, por ai nuk
kishte transmetuar shumë prej tij.
Dhe ata që transmetuan prej tij, janë Ahmed ibn Ibrahim Ed-
Dauruki, dhe vëllai i tij Jakub ibn Ibrahim, dhe Jahja ibn Man – i
cili e kishte cekur atë një ditë, dhe ishte lutur për mëshirë prej
Allahut ndaj tij, dhe kishte thënë, “Allahu i dhuroi shehidllëk atij
si përfundim,”; edhe pse ai zakonisht nuk e ka pas zakon që ti
lavdëroj njerëzit, duke thënë, “Unë nuk jam i vlershëm që të
them (lavdërime për njerëzit),” – por prapë, ky Jahja ibn Ma’in
ka qenë i njohur për admirimin e shumtë të Ahmed ibn Nasr.
Dhe Imam Ahmed ibn Hanbeli e ceku një ditë atë, dhe tha,
“Allahu pastë mëshirë mbi atë, sa bujar ndaj Allahut ka qenë
me shpirtin e tij! Ai e sakrifikoje vetën e tij për Atë.”
Xhafer ibn Muhamed Es-Sa’ig tregon, “Dy sytë e mijë e panë –
dhe po mos ta kishin pa atë, dalshin jashtë – dhe dy veshët e
mijë e dëgjuan – dhe po mos ta kishin bërë atë, u
shurdhoheshin: Kur iu këput koka Ahmed ibn Nasr El-Huzait,
koka e tij thoshte,”La ilahe ilallah”; Dhe disa njerëz e kishin
dëgjuar atë derisa ai ishte i kryqëzuar në trung të pemës, koka
e tij (e ndarë) recitonte, “Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të
thonë:
“Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”(El- Ankebut:1-2).
Lëkura ime filloj të dridhet.
– Fund i citatit prej prej El-Hafidh Ibn Kethirit (Allahu e pastë
mëshiruar) Disa pika të dobishme 1) Ibn Kethiri e lavdëron atë, dhe e përshkruan atë se ka dituri (ilm), dhe se ka urdhërua në të mirë dhe ka ndalu prej të keqes, (se ka dhënë) këshillë të sinqertë, i është lut Allahut që ta mëshiroj atë, dhe e transmeton tërë ngjarjen e një përjetimi
të hidhur se si ai ka rënë martir.
2) Se është legjitime (meshru’ijeh) dhënia e pjesërishme e
besës, dhe marrëveshje për xhihad, dhe për urdhërim në të
mirë dhe ndalim të së keqes, dhe për propagandimin e Akides
të Selefëve – të parëve tanë të devotshëm. Dhe gjithashtu
legjimitetit që besa të fshihet dhe të mbahet sekret, në mënyrë
që tagutët mos ta shtypin popullin.
3) Se është e lejueshme që të kërkohet përkrahje prej fexhirit
(mëkatarit) për xhihad (ashtu siç u kërkua përkrahje prej dy
pijanecëve).
4) Në të vërtet, Ahmed Ibn Nasr (Allahu e pastë mëshiruar),
ishte prej atyre që e shihte si legjitime rebelimin (huruxh)
kundër të devijuarit (mubtedi), edhe nëse ai nuk ka bërë kufr.
Dhe kjo është e dukshme për shkak se ai e quante El-Uethikin
si “Emir El-Muminin”. Dhe prej kësaj, ne shohim se ka pasiguri
në pohimin se ka ixhma (konsensus) për mos lejimin e të
rebeluarit kundër sundimtarit të devijuar (mubtedi) dhe
mëkatarë (fasik). Dhe si ka mundësi të ketë konsensus për atë,
kur Husejn ibn Alia (Allahu qoftë i kënaqur me atë) – nipi i të
Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahu qoftë mbi atë)
– u rebelua kundër Zijadit fasik; dhe Abdurrahman ibn El-
Esh’ath u rebelua kundër Abdulmelik ibn Meruan, dhe ai
(Abdurrahmani) me atë e kishte Sa’id ibn Xhubejr dhe Esh-
Sha’bi dhe të tjerë; dhe Abdullah ibn Henthalah (Allahu qoftë i
kënaqur me atë) u rebelua kundër Jezid ibn Mu’avijah…Pra
çfarë atëherë kur sundimtari bënë kufër të qartë dhe e
zëvendëson Legjislacionin e Allahut?!!
Imam En-Neueuiu në (Sahih muslim bi Sherh En-Neueui,
12/229), ka thënë: “Kadiu Ijad ka thënë, ‘Dijetarët kanë
formuar konsensus se udhëheqësia (Imameh) nuk është për të ju dhënë mosbesimtarit (kafirit) dhe nëse mosbesimi vije prej
tij, atëherë ai duhet të hiqet…Pra nëse mosbesimi (kufri) dhe
ndryshimi i legjislacionit (Shar’)’ apo risia (bidati) vije prej tij,
atëherë ai e ka lënë statusin e autoritetit dhe (e drejta) e tij për
tu dëgjua bie dhe është obligim për muslimanët që të ngritën
kundër tij dhe ta rrëzojnë atë dhe të vendosin Imam të drejtë,
nëse është e mundshme për ata. Pra nëse ajo nuk është e
mundshme, përveç se për një grup (Ta’ifah), atëherë është
obligim për atë grup që të ngritët dhe ta largojnë
mosbesimtarin (kafirin). Dhe nuk është obligim në lidhje me
bidatgjin, përveç nëse ua merr mendja se kanë mundësi (të
veprojnë ashtu). Pastaj nëse pamundësia vërtetohet, atëherë
ngritja nuk është obligim, por muslimanët duhet të bëjnë
hixhre – emigrim larg vendit të tyre, dhe të ikin me fenë e
tyre.”
5) Rreziku i shoqërimit të Alimit (dijetarit) me sulltanin apo
sundimtarin, dhe ajo do ta dëmtoj fenë e tij. Siç e shohim se si
Abdurrahman ibn Is’hak ishte shokë i Ahmed ibn Nasrit, por
fitneja e sundimtarit e verbëroj atë, dhe ai e bëri të lejuar
gjakun e Ahmedit.
Ibn El-Xheuziju në “Sejd El-Hatir” (fq. 403) ka thënë
“Asgjë nuk është më e dëmshme për Dijetarin, se sa shkuarja e
tij tek sulltanët – se me të vërtet, ai do t’ia zbukuroj dynjanë
Dijetarit, dhe do t’ia bëjë të keqen të duket e parëndësishme.”