Pyetja e shtatë e fetvave me nr (687):
Siç është e ditur, surja El Ihlas (Kul hua Allahu) është e barabartë me një të tretën e Kuranit në shpërblime dhe mirësi, pra nëse njeriu e lexon këtë sure, tri ose katër herë, a e arrin shpërblimin e hatmes së plotë të Kuranit?
Përgjigje: Ska dyshim se mirësitë e Allahut janë të shumta! Edhe pse është është vërtetuar hadithi që tregon se leximi i sures ihlas është i barabartë me një të tretën e Kuranit në mirësi dhe shpërblim,
pa dyshim se lexuesi i kësaj sureje tri herë e arrin shpërblimin e hatmes së kuranit.
Por nuk duhet të harrojmë diçka, se muslimani vazhdimisht duhet të përkujtojë Allahun dhe të lexojë nga libri i Tij sa më shumë të mundet, të bëjë punë të mira sa të ketë mundësi, duke shpresuar nga Allahu shpërblimin.
Tek Allahu kërkojmë sukses dhe lavdërimet qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i dijetarëve për fetva dhe kërkime.
Abdullah bin Munië
Abdullah bin Gudejan
Abdu-Errazak Afijfi.
Përktheu: Muhamed Estrefi