A lejohet t’i bëj flokët kaçurrela?

0
259

Është pyetur Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-, në lidhje me bërjen e flokëve kaçurrele, e ai, u përgjigj siç vijon: “Dijetarët thonë se ska kurrfarë problemi të bëhen flokët kaçurrele, pra kjo është esenca; Pra, nëse gruaja i bën flokët kaçurrele në asi formë që s’i përngjan grave jomuslimane, nuk ka ndonjë problem”.[1]

Njashtu është pyetur Shejh Salih El-Fevzani, -Allahu e ruajtë!-, mbi këtë çështje, e që përveç që tregoi dispozitën e lejimit, ai shtoi se lejimi vlen: “Pa marrë parasysh nëse kjo bërje e flokëve kaçurrele a është për periudha të shkurtëra apo të gjata”.[2]

Kurse Shejh Sulejman b. Abdullah El-Maxhid, -Allahu e ruajtë!-, kur është përgjigjur për këtë çështje, ka theksuar se nuk ndikon në mosvlefshmërinë e abdesit apo guslit, nëse i vendon flokëve lëndë të atilla, të cilat ndikojnë që kaçurrelat të mbesin për një periudhë të gjatë.[3]

Përzgjodhi dhe përktheu: Mirsim N. Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] “El-fetava el-xhamiatu lil-mer’eti’l-muslimeti”, vëll. 3, f. 889

[2] http://ar.islamway.net/fatwa/7812

[3] http://www.salmajed.com/node/3886

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here