A lejohet ta emërtoj djalin me emrin Mikail (emër engjëlli)?

0
687

Njeriu duhet të zgjedhë emrat më të bukur për djalin apo vajzën e tij. Emrat më të dashur tek Allahu janë Abdullah dhe Abdurrahman si dhe çdo emër që i shtohet (shoqërohet) emrave të Allahut si Abdullah (rob i Allahut), Abdurrahman (rob i Mëshiruesit), Abdurrahim(rob i Mëshirbërësit),Abdulaziz (rob i Ngjadhënjyesit), Abdulvehab(rob i Dhuruesit), Abdulkerim(rob i Zotit Bujar) e të tjerë si shembulli i tyre.

Fetvatë e takimit mujor 2/171.

“Mendimi i shumicës së dijetarëve është se lejohet emërtimi me emrat e melaikeve (engjëjve) si Xhibrili dhe Mikaili.

Imam Maliku përkrah mendimin se është i urryer emërtimi me emrat e melaikeve (engjëjve). Esh-hebi ka thënë:”Është pyetur Maliku për emërtimin me emrin Xhibril dhe ai e urreu diçka të tillë dhe nuk e pëlqeu.”
Shejh Ibnu Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:”Nēse ndonjëri dëshiron ta emërtojë (fëmijën) me një emër prej emrave të melaikeve, i themi mos e emërto. P.sh. Xhibril ,Mikail apo Israfil.”.

Lika el Bab el Meftuh (14/67).

Ndërsa Shejh Bekër Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:”Ndalohet emërtimi i vajzës me emrat e melaikeve, sepse kjo është përngjasim i fjalës së idhujtarëve, të cilët i konsideruan melaiket si bijat e Zotit. I pastër dhe i lartësuar është nga kjo mangësi. I afërt me këtë gjykim është dhe emërtimi i vajzave me emrat Melak,Meleketu dhe Melek”

Mu’xhem menahi el-lafdhije(f565)

Përktheu Arjan Gazidede