Nëse i ka vjedhur dikujt pasurinë, pastaj është penduar, si duhet të veprojë?

0
171

Dijetarët e komisionit të përhershëm, në lidhje me çështjen nëse dikush ka vjedhur pasurinë e dikujt, kanë thënë:

Nëse ai e njeh personin që ia ka vjedhur pasurinë, apo njeh ndonjë tjetër që mund ta njohë atë, në këtë rast obligohet ta kërkojë atë në mënyrë që t’ia dorëzojë pasurinë e vjedhur, ose vleftën e saj, apo sipas asaj që mund të bien dakort.

Nëse ai nuk e njeh dhe i ka humbur shpresat për ta gjetur, atëherë (atë shumë të vjedhur) e jep ate sadaka (lëmoshë) ose jep sadaka vleftën e saj me qëllim që atij (të zotit) ti shkojë shpërblimi.

E nëse ai më vonë pas kësaj e gjen personin e duhur, atëherë e lajmëron dhe i tregon se si ka vepruar. Nëse personit që i është vjedhur pasuria pranon atë që ai ka bërë për dhënien sadaka, atëherë mjaftohet me aq. Por nëse nuk pranon atë që ai e ka dhënë sadaka, atëherë obligohet që t’ia kthejë dhe shpërblimi i lëmoshës që ka dhënë i kalon atij. Përveç kësaj, duhet të pendohet tek Allahu dhe të kërkojë falje tek Ai dhe të lutet për personin që e ka dëmtuar.

[Fetava Islamije: 4/165].

Përktheu Ylli Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here