A lejohet hedhja e ushqimeve të mbetura në vendet ku hidhen mbeturinat?

0
236
BK9BDX UK. Food waste in indoor food waste bin with lid open indoors

A lejohet hedhja e ushqimeve të mbetura në vendet ku hidhen mbeturinat?

Pyetja: Sa i përket ushqimit të mbetur, disa njerëz e vendosin nëpër kuti apo diçka të ngjashme me të dhe i lënë në rrugë që t’i hanë kafshët, por kur vijnë punëtorët që kujdesen për pastërti, i hedhin te mbeturinat tjera, andaj pyetja ime është: a lejohet që ushqimet e mbetura të hedhen aty ku hidhen mbeturinat tjera?

Përgjigje: është obligim që këto ushqime t’u dorëzohen të varfërve nëse është mundësia të gjenden të tillë, e nëse nuk gjenden të varfër, atëherë vendosen në ndonjë vend larg prej vendeve që mund të ndodhë ndonjë veprim i lartpërmendur, me qëllim që t’i hanë kafshët, e nëse nuk ka mundësi një gjë të tillë, atëherë është obligim që të vendosen nëpër kuti apo në qese dhe pastaj çdo komunë duhet që t’i urdhërojë punëtorët e tyre që këto ushqime të vendosen nëpër vende të pastra, që t’i hanë kafshët apo t’i merr dikush për kafshët e tij.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë! (Mexhmul Fetava, vëllimi 23.)

Përktheu dhe përshtati:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi; albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here