Ballina Zgjodhëm për ju. Largohuni nga gjërat që ka ndaluar profeti Muhamed alejhi selam

Largohuni nga gjërat që ka ndaluar profeti Muhamed alejhi selam

Ebu Hurejra AbduRrahman bin Sahri (RadijAllahu anhu) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) të ketë thënë:

“Ato gjëra që ua kam ndaluar mundohuni të largoheni prej tyre, ndërsa për ato që ua kam urdhëruar mundohuni t’i praktikoni sa të mundeni.

Arsyeja që i shkatërroi popujt që jetuan para jush ishin pyetjet e shumta dhe kundërvëniet ndaj pejgamberëve.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi