Ky është rreziku që ju vjen nga përdorimi i telefonit natën

0
244

Nëse ju jeni si shumica e njerëzve, që kaloni më shumë se 2 orë shtrirë në krevat me celular në dorë, rrezikoni shumë shëndetin tuaj.

Rrezatimi telefonit celular është një problem i zakonshëm që shumë njerëz flasin për të, por kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheni. “Drita blu” që smartphoni prodhon shkakton shqetësime të rënda shëndetësore.

“Drita blu është pjesë e spektrit të plotë të dritës, që do të thotë ne jemi të ekspozuar ndaj saj nga dielli çdo ditë. Megjithatë, ekspozimi natën ndaj kësaj drite, e cila është emetuar në nivele të larta nga smartphones, tabletat, laptopët, dhe ekranet tjera LED, mund të jetë e dëmshme vizionin tuaj. Ajo gjithashtu ul nivelin e prodhimit të hormonit melatonin, i cili na vendos në gjumë.raporton Albanews.ch
Përpos dy problemeve të lartpërmendura, mungesës së gjumit dhe dëmtimit të syve telefonët e zgjuar na vendosin përpara rrezikut të kancerit.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për kancerin e gjirit dhe prostatës. Melatonin, hormoni që “shtypet” nga “drita blu,” është gjithashtu një antioxidant dhe lufton qelizat kancerogjene.Në momentin kur ju përdorni telefonin çdo natë për më shumë se dy orë, ky hormone vjen duke u ulur dhe ju rrezikoni shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here