Home Zgjodhëm për ju. “Kush vjen te dyert e pushtetarit do të sprovohet”

“Kush vjen te dyert e pushtetarit do të sprovohet”

Nga Ebu Hurejrah – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Kush jeton në shkretëtirë bëhet i vrazhdë, kush shkon pas gjahut bëhet i pakujdesshëm dhe, kush vjen në dyert e e pushtetarit do të sprovohet! Dhe nuk shton dikush afrimin me pushtetarin veçse do të shtojë largësinë prej Allahut!”[1]

Shpjegimi: “Kush banon në shkretëtirë do të jetë i vrazhdë”, zemra e tij do të bëhet e fortë dhe e ngurtë, sepse banorët e shkretëtirës nuk përzihen me dijetarët veçse pak, dhe nuk mësojnë moralet e larta. Dhe butësia e zemrës arrihet me mbajtjen e marrëdhënieve farefisnore dhe bamirësinë ndaj tyre. Tek ata mbizotërojnë cilësitë e egërsirave, për shkak të diturisë së tyre të pakët dhe largësisë së tyre prej njerëzve.[2]

“Kush shkon pas gjahut do të jetë i pavëmendshëm” Ai që është shumë i lidhur me gjuetinë dhe angazhohet së tepërmi me të do të jetë i pakujdesshëm ndaj adhurimit të Allahut, sepse zemra e tij do të preokupohet me gjahun dhe do të mbizotërojë tek ai derisa ta çojë në pakujdesi, kështu ndoshta harron xhumanë dhe namazet me xhemat. Ndërsa ai që ka nevojë për të dhe ajo nuk e largon nga adhurimi i Allahut të Lartmadhëruar, nuk futet në këtë hadith. Dhe Allahu e di më mirë![3]

“Kush vjen te dyert e pushtetarit do të sprovohet”! Dmth do të sprovohet në fenë e tij (do të lëshojë pé në të, do të dobësohet në fe), sepse nëse i bindet atij (pushtetarit) në çdo gjë që vepron dhe lë, ai kështu vë në rrezik fenë e tij, e nëse e kundërshton vë në rrezik dynjanë e tij! (Si thika me dy presa). S’ka dyshim se ajo që ndalohet këtu është miratimi i gjërave që nuk e kënaqin Allahun e Lartmadhëruar, apo tahmaja[4] e tepërt në dynja. Ndërsa kush shkon tek ata për t’i këshilluar dhe për t’i ndihmuar, apo për tu ndihmuar me ta në të mira dhe devotshmëri, dhe ruhet nga çdo gjë që ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij – sal lall llahu alejhi ue sel lem – kjo është nga adhurimet më madhështore dhe përpjekja më e madhe në rrugë të Allahut (sh.p.: realisht kjo është diçka që kërkon besim dhe burrëri që nuk janë të lehta për tu gjetur, por Allahu i jep sukses kujt të dëshirojë). Për shkak të fjalës së Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem: “Feja është këshillë – i thamë: Për kë o i Dërguari i Allahut? – tha: Për Allahun, për Librin e tij, për të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe popullin mbarë” (Muslimi me nr.: 55)[5]

Nga “Fikhud da’ueti min ‘Sahihil Imam el Bukhari’” (Rregullat e thirrjes në fenë e Allahut të nxjerra prej “Të saktit të Bukharit”) i Seid ibn Alij ibn Uehb el Kahtanij, një studim prej 1289 faqesh me të cilin autori ka fituar gradën doktor i shkencave Islame, prej Universitetit Islamik “El Imam Muhammed ibn Suud” dhe që e ka shpërndarë drejtoria e përgjithshme e “Komisionit të studimeve shkencore, fetvave, thirrjes dhe udhëzimit” në Arabinë Saudite.

[1] Transmeton Ahmedi në “Musned” (371, 440/2) Ebu Daudi etj dhe e ka saktësuar zinxhirin e transmetimit të imam Ahmedit, dijetari i madh Albani në “Silsiletul ehadith es sahihah” (267/ 3) me nr.: 1272. Dhe ka thënë el Axhlunij: ‘E transmeton Ahmedi dhe Bejhekiu me zinxhir të saktë’ siç ka ardhur tek “Keshful khafa ue muzilul ilbas amm-eshtehera fi elsinetin nas” (309/2 me nr.: 2417…) Dhe e ka saktësuar zinxhirin e këtij hadithi edhe Mahmud Deruish el Huut dhe ka thënë: “E transmeton Ahmedi me zinxhir të saktë” siç ka ardhur tek “Esnal metalib fi ehadith mukthelifetil meratib” fq. 286.

[2] Shiko: “Tuhfetul ahuedhij bi sherh sunen et Tirmidhij” të Mubarakfurij (532/6)…

[3] Shiko: “Aunul ma’bud shersh Sunen Ebi Daud” të Muhammed Shemsul-Hakk (68/8)…

[4] Fjalori i gjuhës së sotme shqipe: TAMAH m. bised.

Lakmi, pangopësi “Ka tamah. Bën (vë) tamah lakmon. Nga tamahu heq stomaku.” Fjalë e urtë.
TAMAHQAR m. bised.

  1. Ai që është i pangopur, ai që ka tamah, lakmitar. Tamahqar për punë. Tamahqar për plaçkë. Ishte (u bë) tamahqar i madh.
    2. si mb. ~, ~E. Që s’ngopet kurrë, që ka tamah, lakmues. Njeri (fëmijë) tamahqar.

 

[5] Shiko: “Aunul ma’bud shersh Sunen Ebi Daud” (61/8)

Previous articleKur të lutesh mos u nxito!
Next articleI duket sikur IMANI (besimi) po shuhet në zemrën e tij, si të veprojë?