Kush je ti?! Cila është fytyra e jote e vërtet?

0
657

                                                                                                                                       222880_11394947199_7477_n

Vëlla i dashur, në këtë kohën tonë a e njeh dikën me dy fytyra? Unë nuk di askënd! Shumica e njerëzve sot i kanë nga dhjetë fytyra, dhe jo dy. Përkundrazi, ka nga ata që i kanë nga njëzet, pesëdhjetë dhe njëqind, madje më thuajse edhe nuk mund të gjesh dyfytyrësha! Ku janë ata të sinqertit, të cilët e kanë vetëm nga një fytyrë? O Zoti ynë, na bënë neve prej robërve të tu të sinqertë!

Po, vëlla i dashur, shpesh has në xhami në insanin i cili me ty qëndron në saf, këmba e tij është afër këmbës tënde, krahët e tij janë me krahët e tu, dhe koka e tij afër kokës tënde në sexhde dhe i drejtohet Zotit dhe e lut. Pëshpërit fjalët më të mira, dhe kur del nga xhamia, del me fytyrë tjetër. Kur hyn në shtëpinë e tij me gruan e tij hyn me fytyrën e tretë. Në punë me të katërtën, kur është në kontakt me gra të huaja është i butë dhe i mirë me fytyrën e pestë, ndërsa kur është në kontakt me njerëz i mërrolur me fytyrë të gjashtë. Kur sillet ndaj eprorëve dhe atyre që janë mbi te, siç është drejtori dhe të tjerët, me fytyrën e shtat, me të varfrit dhe të dobëtit me të tetën, të nëntën, dhjetën etj.

Kush je ti?! Kush je ti, o adhurues i fytyrës? Cila është fytyra yte e vërtet? Deri kur do ta veshësh dhe do ta zhveshësh fytyrën tjetër? Deri kur do të jesh mashtrues? A nuk e dinë se Allahu i sheh të gjitha fytyrat? Të sheh këtu dhe atje, të sheh tani dhe nesër.

E sheh pronarin e shumë fytyrave kur sëmuret me një fytyrë, kur është i shëndosh me fytyrë tjetër. Kur varfërohet me një, dhe kur fiton pasuri me fytyrë tjetër. E sheh kur merr ndonjë pozitë se si shpërndan parregullsi në tokë dhe i prish lidhjet familjare, ndërsa kur është i varur, atëherë është i përulur, i pavlefshëm, munafik. E sheh pronarin e këtyre fytyrave se si nuk ka turp nga Allahu, ndërsa Ai e sheh.

Kush je ti, vëlla? Përgjigju në këtë pyetje. Kush je ti dhe cila është fytyra jote? Cili personalitet është personalitetit yt, dhe cila rrugë është rruga yte? Pse jeton me njëzet fytyra, njëzet ngjyra dhe njëzet mënyra?! A nuk të vjen turp nga All-llahu, e Ai të sheh?!

I dashur vëlla, bëhu një, bëhu me një fytyrë i cili shkon vetëm në një rrugë. A e dini se cilën fytyrë e dëshiroj për ty, vëlla i dashur? Unë dua për ty fytyrën e robit, robit që bënë sexhde, lexon Kur’an dhe me përulësi bën dua. Një rob i tillë bëhu në shtëpi me fëmijët dhe bashkëshorten tënde, bëhu në rrugë me njerëzit, bëhu i tillë kudo që të gjendesh, në çdo gjendje dhe rrethana. Bëhu rob në çdo situatë.

I dashur vëlla, kur të vije ndonjë grua e zhveshur (e veshur provokuese) për ndonjë nevojë, të shohim ty se si sillesh ndaj saj butësisht dhe me dashuri. A e sheh atëherë butësinë, a e sheh mirësinë tënde? Pse nuk bëhesh i tillë me gruan tënde, dhe ajo e meriton atë më shumë? Pse nuk sillesh ashtu me bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve tu? Po, rob është ai i cili sillet me gruan e tij butë dhe me dashuri dhe fytyrë serioze me një grua të huaj. Kjo është ajo që kërkohet, ashtu bëhesh rob i Allahut.

Unë dëshiroj, i dashur vëlla të jesh një rob i Allahut në shtëpi, rob i Allahut në xhami, rob i Allahut në rrugë, rob i Allahut në punë, rob i All-llahut aty ku njerëzit të njohin dhe robi Allahu kur je në vetmi dhe nuk të shikon askush përveç Tij. Sepse Allahu që të sheh këtu të sheh dhe atje andaj ki turp që të sheh me fytyrë tjetër.

Bëhu një, me një fytyrë dhe jo me dhjetë. Mos u bëj pronar as i dy fytyrave, bëhu rob vetëm i Allahut. Kur e them këtë nuk e kam për qëllim që kudo të jesh dhe gjithmonë të jesh i përulur. Jo, por të veprosh në varësi të situatës: Në shtëpi je burrë që kujdeset për familjen e tij duke e edukuar, në punë të jesh i sinqertë edhe nëse askush nuk të shikon, në rrugë të kesh kujdes për veprimet e tua, sepse Allahu të sheh etj.

Bëhu rob i All-llahut në trajtim me burra dhe gra, të pasur dhe të varfër, të vegjël dhe të mëdhenj. Bëhu rob dhe duart dhe këmbët e tua vëni në zinxhirtë e argjendit të sheriatit, për tu liruar nga robërimi i dikujt tjetër pos All-llahut. Kujdesu për urdhrat dhe ndalesat, dhe bëhu ashtu si kërkon vetëm Allahu prej teje. Jeto ashtu si All-llahu do në mënyrë që të jesh rob i vërtetë.

Bëhu një, bëhu rob i vërtetë vetëm me një fytyrë!

shejkh Muhammed Husejn Jakub

Nga libri: Rruga drejt faljes së Zotit Mëshirues!