Home ISLAM KUSH AGJËRON NJË DITË PËR HIR TË ALLAHUT!

KUSH AGJËRON NJË DITË PËR HIR TË ALLAHUT!

Agjërimi është prej adhurimeve më të dalluara, prej adhurimeve më të mëdha me të cilat robi i afrohet Allahut, është një zakon i besimtarëve, një virtyt i të devotshmëve, që pastron shpirtin dhe ngre moralin, është një shkollë e devotshmërisë dhe një shtëpi e udhëzimit, kush hyn në të me nijet të pastër dhe veprim të saktë, del me dëshminë e qëndrueshmërisë (istikames), e bëhet një prej të shpëtuarve në dynja e në ahiret.

Andaj, nuk është për çudi të janë cekur për vlerën e këtij adhurimi aq shumë hadithe që tregojnë për efektet dhe shpërblimin e madh, atë që Allahu ka përgatitur për agjëruesit, që nxisin muslimanin që të shpeshtojë këtë adhurim, e të gjejë një lehtësim ndaj vështirësisë që mund ta hasë agjëruesi gjatë zbatimit të këtij adhurimi.

Prej haditheve të tilla është edhe hadithi që na e përcjell sahabiu i nderuar Ebu Said el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu largon fytyrën e tij prej zjarrit për shtatëdhjetë vjeshta (vite)”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi

POROSIT E HADITHIT

Ky hadith është një inkurajim për të shpeshtuar agjërimin, sepse “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut”, një adhurim kushtuar vetëm Atij, që synon Fytyrën e Tij, dhe shpreson shpërblimin që Ai ka përgatitur, e Allahu do e shpërblej për këtë agjërim duke e larguar atë prej zjarrit për shtatëdhjetë vite, Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nënkupton largim prej zjarri, e të shpëtuarit prej tij, vjeshta nënkupton vite, pra shtatëdhjetë vite”.
Këtë shpërblim kaq madhështor e meriton ai që agjëron një ditë me sinqeritet, vetëm për hir të Allahut, qoftë ajo ditë një prej ditëve të cilat i dërguari i Allahut ka porositur t’i agjërojmë, në veçanti, siç është; dita e Hënë, e Enjte, dita Ashura, apo është ditë e rëndomtë prej ditëve të vitit, pos që ditët për të cilat i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka porositur, agjërimi në ato ditë është më me vlerë, ato ditë kanë një përparësi mbi ditët tjera.
Thëniet e dijetarëve që kanë shpjeguar këtë hadith rreth fjalës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “për hir të Allahut”. Prej tyre, Sindi në shpjegimin e tij të Sunen Nesaiut ka thënë: “Fjala “për hir të Allahut”, nënkupton vetëm përmirësimin e nijetit, dhe nënkupton të jetë agjërueshëm në kohë kur është në rrugë të Allahut, pra në luftë”.
Sujuti në librin e tij ka thënë: “Për hir të Allahut, është në kuptimin e përgjithshëm, që i përshtatet çdo secilit që është i sinqertë për Allahun, ndjek një rrugë për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer farzet, nafilet dhe llojet e tjera të adhurimeve, nëse përcaktohet si zakonisht ka kuptimin e luftës, që për shkak të përdorimit të shpeshtë vetëm se është përkufizuar ky kuptim për luftë”.

Dijetarët kanë përmendur disa arsye përse i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka përmendur vjeshtën në këmbim të vitit, prej tyre është se viti ka vetëm se një vjeshtë, që nëse ka kaluar stina e vjeshtës pra ka kaluar edhe viti, njejtë po të kishte përmendur edhe stinët tjera, do kishte të njejtin kuptim, por vjeshta është më afër përshtatjes sepse është fundi i asaj që stinët tjera ka filluar, ngase lulet dalin në pranverë, frytet rriten e formohen gjatë verës dhe atëkohë ato pjeken, e koha e vjeljes është në stinën e vjeshtës, dhe ky është qëllimi i këtij hadithi.
HADITHI I GJASHTË

UDHËZIME DHE POROSI PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli / albislam /

Previous articleEndrra e Ibrahimi (alejhis-selam)
Next articleShumica e banorëve të Zjarrit janë?