Kurani është ilaçi i padiskutueshëm për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe dobësive që prekin trupin dhe zemrën

0
236

KURANI 

Allahu i Madhëruar thotë: “…Ne kemi zbritur Kuranin, që është shërim dhe mëshirë për ata që besojnë (në monoteizmin Islam)…”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “O njerëz! Juve ju ka ardhur një Këshillë (Kurani) e mirë nga Zoti juaj dhe një shërues për atë që gjendet në gjoksin tuaj…” [Junus, 57]
Kurani është ilaçi i padiskutueshëm për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe dobësive që prekin trupin dhe zemrën, si edhe për çdo fatkeqësi të jetës e të vdekjes. Sidoqoftë, jo të gjithë janë gatuar ose orientuar ta kenë Kuranin si ilaçin e tyre.
Nëse i sëmuri e shfrytëzon siç duhet ilaçin që përmban Kurani dhe e përdor atë mbi sëmundjen e tij me besim, sinqeritet e pa më të voglin dyshim, ndërkohë që i kryen e i zbaton të gjitha udhëzimet e nevojshme për këtë çështje, atëherë ta dijë se nuk ka sëmundje që mund t‟i rezistojë këtij ilaçi.
Si mund t‟i rezistojë sëmundja fjalëve të Zotit të tokës dhe të qiejve, të cilat, po t‟i shpalleshin ndonjë mali, do ta struknin dhe do ta thërrmonin atë. Edhe sikur t‟i shpalleshin tokës, do ta çanin atë mëdysh. Nuk ka asnjë sëmundje që prek trupin ose zemrën, e që Kurani të mos e ketë ilaçin e saj, apo edhe imunitetin ndaj saj. Por kjo vlen vetëm për ata të cilët Allahu i ka begatuar me mundësinë që ta nxënë, kuptojnë e zbatojnë Librin e Tij.
Ne kemi thënë më lart se Kurani përmban thelbin e diturisë së mjekësisë, ruajtjen e shëndetit, dietën dhe pastrimin nga substancat e këqija. Për sa u përket sëmundjeve që prekin zemrën, Kurani i përmend ato me hollësi dhe i orienton njerëzit tek ilaçi dhe kura e tyre e përshtatshme. Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk u mjafton që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre?” [Ankebut, 51].
Kurrë mos i shëroftë Allahu ata që nuk i shëron Kurani e që nuk u mjafton Ai (Allahu) si Ndihmues i tyre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here