Kur kërkojmë leje për të hyrë duhet të qëndrojmë në krahun e djathtë ose të majtë të derës

0
504

Kjo gjë bëhet me qëllim që të ruajmë shikimin nga gjërat që nuk lejohet t’i shohim, ose që i zoti i shtëpisë nuk ka dëshirë që të tjerët t’ia shohin.
Abdullah ibn Besr, radijAllahu anhu, transmeton se Profeti, alejhi selam, kur shkonte tek shtëpia e ndonjërit, nuk qëndronte përballë derës, por rrinte ose në krah të majtë, ose në krah të djathtë dhe thoshte: “Es-selamu alejkum, Es-selamu alejkum.” (Ahmedi, Ebu Daudi, saktësoi Shejh Albani)

Huzejli transmeton se erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut dhe qëndroi në derë, për të marrë leje, për të hyrë. U ngrit Profeti, alejhi selam, dhe u drejtua për tek dera duke i thënë: “Qëndro këtej ose këtej (majtas ose djathtas).” Kërkimi i lejes u bë detyrë për të mbrojtur shikimin.” (Ebu Daudi, saktësoi Shejh Albani)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub