Kur hapen dyert e Xhenetit në këtë botë?

0
561

Përgjigje:

Dyert e Xhenetit hapen çdo të Hënë dhe të Enjte. Allahu e fal çdo rob të Tij që nuk i bën
shirk (shok në adhurim). Gjithashtu nuk i fal edhe dy njerëz të cilët janë të zemëruar dhe
nuk flasin me njëri tjetrin. Allahu i thotë Melaikeve: Shikoni këta dy njerëz; nuk do t’i fal
dhe mëshiroj derisa të pajtohen dhe të komunikojnë më njëri tjetrin. Po ashtu, dyert e
xhenetit hapen edhe në muajin e Ramazanit.

Dyert e Xhenetit i hapen edhe atij i cili e plotëson abdesin me të gjitha rregullat e tij dhe
thotë fund abdesin: Esh-hedu en La ilahe ilallah ue esh-hedu ene muhameden resulullah
(dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër me merite perveç Allahut dhe se
Muhamedi, alejhi selam, është i derguar i Tij).