A është jeta e Profetit a.s. në varr si jeta e tij në këtë botë?

0
506

Jeta e Profetit a.s. në varr nuk është si jeta e tij në këtë botë

Pyetje: A është Profeti i Allahut (alejhissalatu uesselam) i gjallë në varrin e tij të nderuar
me shpirtin të kthyer në trupin e vet, duke bërë jetë të vërtetë si në këtë botë, apo është
i gjallë ne lartesitë më të mëdha (xhenetet më të larta), duke jetuar jetën e Botës Tjetër,
jetën e varrit, pa detyrime dhe përgjegjësi, sikurse ai vetë, kur iu afrua momenti i
vdekjes pati thënë:

“O Zoti im! Në shoqërinë e lartë!”, ndërsa trupi i tij i ndriçuar, tani
ndodhet ashtu siç eshte vendosur në varr, pa shpirt, por shpirti ndodhet në Xhenetet më
të Larta, kurse bashkimi i shpirtit me trupin do të behet Ditën e Kiametit, siç Allahu thotë:
“dhe kur shpirtrat të bashkohen (me trupat)” ( ET-TEKUTR 7)?

Përgjigjja: I Derguari ynë, Muhamedi (alejhissalatu uesselam) është i gjallë në varrin e tij,
duke jetuar jetën e varrit, në te cilën ai provon të mirat dhe begatitë që Allahu ka
pergatitur per të, si shpërblim për veprat e tij të mira dhe madhështore që bëri në këtë
jete.

Shpirti i Profetit a.s. nuk ka të njëjten lidhje me trupin e tij, si të ishte i gjallë, njëlloj
si në jetën e kësaj bote dhe as nuk si të ishte i gjallë ne Ditën e Gjykimit, por ai jeton
jetën e varrit, te ndërmjetme, ndermjet jetës së dynjasë dhe jetës pas ringjalljes
(Berzahun). Nga kjo del se, ai ka vdekur siç vdiqen edhe profetët e tjerë para tij. Allahu
thote: “Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin
ata të përjetshëm?!” ( EL-ENBIJA’ 34)

“Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit
Tënd, plot Madheri dhe Nderim.” ( ER-RRAHMAN 26,27)

“Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit
Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” ( ER-RRAHMAN 26,27)

“Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të
vdesin.” (EZ-ZUMER 30) … si dhe të tjera ajete, që tregojnë se Allahu ia ka marrë
shpirtin. Shokët e Profeti (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ia lanë trupin, e qefinosën, i falën
namazin e xhenazes dhe e varrosën.

Po të kishte qenë gjallë si në jetën e dynjasë, ata
nuk do vepronin me të siç veprohet edhe me të vdekurit e tjerë. Gjithashtu, Fatimeja
(Allahu qoftë i kënaqur me të) kërkoi trashëgiminë e të atit, nisur nga bindja që babai i
saj kishte vdekur dhe askush nga sahabet nuk e kundërshtoi në këtë bindje, madje Ebu
Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), iu përgjigj se profetët pas vdekjes nuk lënë
trashëgimi. (Buhariu & Muslimi).

Gjithashtu, sahabet u mblodhën për të zgjedhur kalifin e
muslimanëve pas vdekjes së Profetit, (alejhissalatu uesselam) gjë e cila u arrit me
caktimin e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) në këtë post dhe nëse Profeti do të
kishte qenë gjallë, si në jetën e dynjasë, ata nuk do vepronin kështu, ndaj ky është një
qëndrim unanim i sahabëve se ai kishte vdekur.

Kur fitnet, trazirat dhe problemet u shtuan në kohën e Uthmanit dhe të Aliut (Allahu qoftë
i kënaqur me të dy), apo para dhe mbas tyre, sahabët nuk shkuan te varri i Profetit që të
këshilloheshin me të dhe t’i kërkonin atij rrugëdalje nga këto trazira e probleme dhe për
mënyrën e zgjidhjes së tyre. Po të kishte qenë i gjallë si në jetën e kësaj bote, ata nuk do
prisnin për të vepruar kështu, në një kohë që kishin shumë nevojë që dikush t’i shpëtonte
nga belatë që i kishin zënë.

Kur fitnet, trazirat dhe problemet u shtuan në kohën e Uthmanit dhe të Aliut (Allahu qoftë
i kënaqur me të dy), apo para dhe mbas tyre, sahabët nuk shkuan te varri i Profetit që të
këshilloheshin me të dhe t’i kërkonin atij rrugëdalje nga këto trazira e probleme dhe për
mënyrën e zgjidhjes së tyre. Po të kishte qenë i gjallë si në jetën e kësaj bote, ata nuk do
prisnin për të vepruar kështu, në një kohë që kishin shumë nevojë që dikush t’i shpëtonte
nga belatë që i kishin zënë.

Shpirti i Profeti ndodhet në xhenetet më të larta, sepse ai është njeriu më i mirë e Allahu i
ka dhuruar atij “Uesile-n”, e cila është grada më e lartë në Xhenet.

Pyetje: A e dëgjon Profeti a.s. çdo lutje dhe thirrje që bëhet pranë varrit të tij të nderuar
dhe çdo salavat të veçantë për të, në kohën që bëhet, siç thuhet në hadithin: “Kush më
dërgon salavat te varrit im, unë e dëgjoj atë.. “[1]? Ky hadith, a është i vërtetë, i dobët
apo i trilluar?

Përgjigje: Gjykimi bazë për të vdekurit është se ata në nuk i dëgjojnë thirrjet dhe lutjet e
njerëzve të gjalie, ashtu siç edhe Allahu i Lartësuar thotë:

“..Kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh te dëgjojnë ata që janë në varre.” (EL-FATIR 22). Gjithashtu, në Kuran dhe ne hadithet autentike nuk vërtetohet se Profetif alejhissalatu uesselam) dëgjon çdo lutje
apo thirrje të njerezve, aq sa kjo të jetë një veçori e tij, por ajo që vertetohet prej tij është se atij i përcillen vetëm salavatet, pavarësisht se bëhen në afërsi të varrit të tij apo në largësi.

Qe të dyja rastet nuk kanë dallim ne lidhje me këtë çështje, dhe për kete
bazohemi në një traditë autentike nga Ali ibn Husejn ibn Ali (stërnipi i Profetit, Allahu
qofte i kënaqur me te) i cili pa një njeri që shkoi në qoshe prane varrit të Profetit
(alejhissalatu uesselam) u fut në të dhe filloi të lutej, ndërkohë Ali ibn Husejn e ndaloi
duke i thëne: “A të tregoj një hadith që e kam degjuar nga babai im dhe ai nga gjyshi im,
se i Dërguari i Allahut (alejhissalatu uesselam) ka thënë:

“Mos e bëni varrin tim vend vizitash dhe lutjesh e as shtëpite tuaja varreza, por bëni salavat për mua sepse ai më mbërrin mua kudo që ju jeni!”[2] Kurse hadithi: “Kush më dërgon salavat te varri im, unë
e dëgjoj atë, kurse kush më dërgon salavat nga larg, mua më përcillet.”[3], sipas
vleresimit të dijetarëve është hadith i dobët. Ndërkohë Ebu Daudi përcjell me zinxhir të
mire trasmetimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut
(alejhissalatu uesselam) ka thëne:

“Kushdo që më jep selam, Allahu ma kthen shpirtin që
t’ia kthej atij selamin.”[4], por ky hadith nuk tregon në mënyre të drejtperdrejtë që ai e
degjon selamin e muslimanëve, por përkundrazi, ai ia kthen selamin kurengjëjt ia
përcjellin atë. Nese do të supozonim se ai e dëgjonte selamin e muslimanëve, kjo jo
domosdoshmerish do te thotë se kështu ndodh edhe me lutjet dhe thirrjet që i bëhen atij.

Si përgjigje ndaj pretendimit të Husejn Ahmedit, Shejh Hamud et-Tuexhri thotë: “Sipas
fjalës së Husejn Ahmedit del se, profetët janë të gjallë duke bërë një jetë të vërtetë, jo si
jeta e varrit, dhe kjo të çon në përfundime absurde, prej të cilave janë: që profetët ecin
në tokë si gjithë njerezit e gjalie, hanë dhe pine, kryejne nevojat personale si gjithe
njerëzit e tjerë, se ata ndodhen mes njerëzve, shikohen nga ata, ulen me ata dhe njerëzit
mësojnë prej tyre.

Të gjitha keto janë absurde, e padyshim që refuzohen nga çdo njeri i
logjikshëm.

Një ide e tillë, qoftë edhe e pjesshme, eshte çmenduri dhe lajthitje, as njeriu
qe ka sado pak logjikë nuk e thote diçka të tillë. Gjithashtu nga fjala e Husejn Ahmedit,
dilet në përfundimin tjetër absurd se varri i Profetit (alejhissalatu uesselam) duhet të jetë
i bosh, pa trupin e tij të nderuar. Po kështu edhe për varret e profetëve të tjerë, dhe kjo
kuptohet nga çdo njeri i logjikshem se është absurde e nuk mund ta thotë, vetëm se një
njeri me probleme mendore.

Gjithashtu, nga përfundimet absurde që vijnë si pasojë e kësaj fjale te kote, është edhe
pergënjeshtrimi i teksteve që tregojnë vdekjen e Profetit (alejhissalatu uesselam) dhe të
gjithë njerëzve, si në ajetet kuranore: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë
e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.” (EZ-ZUMER 30)

“Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjere. Nëse ai
vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa?” ( AL ‘IMRAN 144)

“Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të
përjetshëm?! Çdo njeri do ta shijojë vdekjen!” (EL-ENBIJA’ 34,35)

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe pastaj të gjithë do të ktheheni tek Ne.”
(EL-‘ANKEBUT 57)

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e
Kiametit” (AL ‘IMRAN 185)

“Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit
Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (ER-RRAHMAN 26,27)

Kur Husejn Ahmedi dhe të tjerë drejtues të devijuar, mendojnë se profetët janë të gjallë
duke jetuar si në jetën e kësaj bote dhe se xhemati dhe imamët e tyre kanë mundësi të
marrin pjesë në kuvendet e Profetit, duke qenë zgjuar dhe jo në gjumë, si do t’i
përgjigjeshin këtyre teksteve që tregojnë se vdekja është e përgjithshme si për profetët,
ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë?!

Si do t’i përgjigjeshin haditheve të shumta që
kanë ardhur për vdekjen dhe varrosjen e Profetit (alejhissalatu uesselam)?! Po fjalës së tij
që ka thënë: “Unë jam i pari për të cilin do të çahet toka ditën e Kijametit.”[5], si do t’i
përgjigjeshin?! Nëse nuk kanë përgjigje të saktë për ajetet që u përmendën më lart, si
edhe për hadithet që tregojnë për vdekjen e Profetit (alejhissalatu uesselam) dhe
qëndrimin e tij në varr deri në Ditën e Kiametit, atëherë përgjigjja e tyre duhet të ishte

kthimi te e vërteta që na tregon Kurani, Suneti profetik dhe rruga e të parëve të mirë,
prej sahabeve dhe tabi’inëve, tek besimi se profetët dhe mbarë njerëzit i merr vdekja,
dhe si ata dhe këta dhe të gjithë të vdekurit do të qëndrojnë në varret e tyre deri në
Ditën e Kiametit, ku varri i parë që do të hapet (për tu ringjallur), është varri i të
Dërguarit të Allahut (alejhissalatu uesselam).

Koleksioni i fetvave të Komisionit të Përhershëm të Fetvave, Vell. XI, – Akide.

[1] Bejheki ne “Hajat ei-Enbija’ “(46) si edhe te “Shu’ab el-Iman “(3\140), kurse në “el-
Kamil fi ed-Duafa’ “, në biografinë e Muhamed bin Meruan es-Sedij dhe për hadithin thotë
se nuk ka bazë. Ibn Xheuzij në “el-Meuduat”(2\38). Bejheki thotë: në transmetim gjendet
Abdurrahmani, pikërisht ky është Muhamed ibn Meruan es-Sedi, sipas asaj që unë
mendoj, dhe nuk është i fortë. Ibn Xheuzi thotë: nuk është i saktë. Shejh Albani thotë: i
trilluar si në “Daif el-Xhamia”(12445).

[2] Ebu Daudi(2042); Ibn ebi Shejbe (2\150); Ahmedi(2\376)(8790) me shprehjen:
“Salavati juaj është në vend të selamit tuaj”; Ebu Ja’la(469); Bezari në (musnedin e tij)
“el-Bahr ez-Zekhar” (2\148) thotë: me këtë zinxhir transmetimi janë transmetuar hadithe
të vlefshme. Hejthemi në “Mexhmea” (3,4) ka thënë:

në te ndodhet Hafs ibn Ibrahim el-Xhaferi, e ka përmendur ibn ebi Hatim, por pa përmendur për të kritikë si transmetues, kurse pjesa tjetër e transmetuesve jane të besueshëm; Neveviu në “el-Khulase”(l\440) ka thënë: zinxhiri i transmetimit ështe i vërtetë; ibn Abdul-Hadij në “Sarim el-
Munkij”(323) ka thënë: i mirë dhe Albani e ka konsideruar të vërtetë.

[3] Shiko lart te fusnota 1.

[4] Ebu Daudi (2041); Ahmedi (2\527),(10827); Bejheki (5\245). Ebu Daudi nuk ka folur
per hadithin por në “risalen e tij për banoret e Mekës” ka thënë se çdo hadith per të cilin
ai nuk ka gjykuar, ai hadith është i vlefshëm; Neveviu ne “Edhkar”(l54) ka thënë: zinxhiri
i transmetimit është i vërtetë; Ibn Tejmie në “Iktida’ sirat el-mustekim”(2\l73) ka thëne:
sipas kushteve të Muslimit; Albani e ka vlerësuar te mirë.

[5] Tirmidhi (3148); Ibn Maxha (4308); Ahmedi 3\2(11000) hadith që përcillet nga sahabi
Ebu Seid. Tirmidhi thotë: hadith hasen sahih; Mundhiri në “Tergib ue Terhib”(4\326)
thotë: në zinxhirin e transmetimit ndodhet Ali ibn Jezid ibn Xhed’an; Albani në “sahih et-
Tirmidhi”(3615) thotë: sahih; Bahariu e ka transmetuar me shprehjen: “dhe do të jem i
pari për të cilin do të hapet toka.”