KUR FLET ME ALLAHUN?

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë ta mbushësh saldon e celularit tënd.
Nuk je i detyruar t’i përsëritësh fjalët e tua.

Ose të frikohesh se do të kuptojë në mënyrë të gabuar… për arsye se në realitet, Ai të kupton!!

Kur flet me Allahun nuk ke nevojë për fjalën: “Më vjen keq se të pengoj në këtë kohë… a ka mundësi të më japish një minutë nga koha jote”.

A e di se çka është më e rëndësishme në gjithë këtë!!

Ti nuk je nevojtar ta rrisësh zërin tënd që të dëgjojë! Pa e folur asnjë fjalë, Ai di çdo gjë! I Vetmi, i cili nuk turpërohet që t’ia tregosh të gjitha!

Më e çuditshme është se Ai në realitet e di këtë tregim! Megjithatë… Ai të dëgjon dhe nuk lodhet dhe nuk të thotë: “Folëm rreth kësaj teme një mijë herë! Të lutem të mos flasim më rreth saj herëve tjera”.

I Vetmi nga i cili nuk turpërohesh nga të qarët para Tij! Kur je në sexhde je në një mbledhje shumë të rëndësishme me Të.

I Vetmi të cilin e do prej një kohë të gjatë edhe pse nuk e ke takuar asnjëherë!

I Vetmi i cili të do, por ti nuk e din!

Ndoshta qanë nga vështirësitë dhe problemet e tua e pastaj fle… por Allahu nuk fle, Ai i di të gjitha çështjet dhe problemet e tua.
Ngadalëso e mos nxito!!

Ai i mbikëqyr çështjet e tua në fshehtësi të cilat po t’i kishe ditur do të qaje nga gëzimi.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nëse bashkohet qielli me tokën, Allahu për të devotshmit do të hapte vrima të dilnin nga ajo”.

A nuk e lexoni fjalën e Allahut: “Kush i frikohet Allahut i gjen rrugëdalje”. (Et-Talak: 2)

Të mos bëhen pengesë e jotja shpresat e mëdha… për arsye se një lutje që ia drejton Allahut ta mundëson të pamundshmen.

Vetëm se thuaj: O Zot!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU