Kur është parë bora në Meke për herë të parë?

0
253

Kur është parë bora në Meke për herë të parë?

Halifeja abasid El-mehdij, shprehu dëshirën për të parë borë. Asokohe ai ndodhej në Meke dhe këtë dëshirë ia shprehu zëvendësit të tij Muhamed ibnu Sulejman. Kjo ndodhte në vitin gjashtëdhjetë hixhri.

Zëvendësi i tij që ndodhej në Basra, mori një sasi bore dhe ia dërgoi Halifes në Meke. Ishte hera e parë që banorët e Mekes panë borë me sy.

Ndërkohë që unë e lexoja këtë ndodhi, pyesja veten: Vallë si e transportoi borën deri në Meke? Si arritën muslimanët t’a ruajnë borën të ngrirë gjatë gjithë rrugës? Edhe pse u përpoqa të gjej diçka rreth kësaj, këto pyetje nuk gjetën përgjigje.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:“dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta. Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.” (Insan, 12-13)

Banorët e xhenetit, do të jetojnë në mirësi dhe begati të pafund. Ata nuk do të ndjejnë as vapë dhe as të ftohtë.

Një ndër format e dënimit të banorëve të zjarrit, do të jetë edhe i ftohti i acartë.

Thotë Muxhahid dhe Mukatil, kur dëgjuan ajetin e mësipërm:”Zemherir, është i ftohti i acartë, i cili shkakton dhimbje si majat e gjilpërës kur ngulen në kokë.”

Prandaj, Profeti a.s kërkonte tre herë mbrojtjen e Zotit nga zjarri i xhehnemit. Ai thoshte:”O Zot! Më ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Nëse çdo musliman e thotë këtë lutje tre herë në ditë, zjarri thotë:”O Zot! Ruaje prej meje!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here