Home ISLAM Kur duhet bërë lutja që thuhet kur hipën në mjetin transportues dhe...

Kur duhet bërë lutja që thuhet kur hipën në mjetin transportues dhe lutja e udhëtimit?

Disa dijetarë, janë shprehur për pëlqyeshmërinë e praktikimit të lutejs kur hipën mbi mjet, vetëm në raste udhëtimi. Këtë mendim e ka shprehur shejhu i nderuar Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) i cili ka thënë: Lutja e hipjes mbi mjet praktikohet dhe pëlqehet atëherë kur robi hipën mbi kafshë, makinë, avion, anije etj, vetëm atëherë kur ka si qëllim udhëtimin. Ndërsa lëvizja normale që bëhet brenda vendit, nuk di të ketë argumente fetare që legjitimojnë thënien e lutjes së udhëtimit. Dihet fare mirë tek dijetarët se adhurimet, në mënyrë të përgjithshme konsiderohem të kufizuara dhe nuk lejohen të praktikohen veçse atëherë kur ka argument nga Kurani suneti apo unanimiteti i saktë i dijetarëve. [Mexhmu Fetaua ibn Baz].

Disa dijetarë të tjerë kanë shprehur pëlqyeshërinë e thënies së lutjes kur hipën mbi mjet në çdo rast, qoftë për udhëtim të gjatë apo dhe brenda për brenda vendit. Prej këtyre dijetarëve është dhe shejhu i nderuar Muahmed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) të cilit i është drejtuar kjo pyetje: A kërkohet që sa herë kur dikush hipën mbi mjetin e tij të thotë lutjen përkatëse?

Përgjigje: Ajo që kuptohet nga Kurani është se njeriu sa herë që hipën mbi kafshën e tij, makinën, anijen trenin, etj të thotë: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” [Zuhruf 13-14]. [Lika bab el Meftuh, takimi nr 5].

Në enciklopedinë e fikhut të shtetit Kuvajtian thuhet: Pëlqehet për atë që hipën mbi mjetin e tij, të thotë tri herë Allahu Ekber, pastaj të lexojë ajetin: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” [Zuhruf 13-14]. Pastaj të lutet me lutjen autentike që përcillet nga Profeti alejhi selam.

Ali bin Rabia thotë: E kam parë Ali bin Ebi Talibin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij i cili shkoi të hipte mbi kafshën e tij dhe kur vendosi këmbën tek shala tha: Bismailah dhe kur qëndroi mbi kurrizin e kafshës tha: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” [Zuhruf 13-14].

Nëse niset për rrugë të gjatë (udhëtim) lutet me atë që përcillet tek Muslimi se Profeti (alejhi selam) kur hipte dhe qëndronte mbi kafshën e tij dhe kishte rrugë për të bërë, bënte tekbir tri herë, pastaj thoshte: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” [Zuhruf 13-14]. Pastaj lutej duke thënë: O Zoti ynë, të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh mirësinë dhe devotshmërinë, të bëjmë vepra të mira me të cilat Ti je i kënaqur ….”

Për lutjet që thuhet pas kthimit nga udhëtimi, është pyetur shejh Ibn Uthejmin Allahu e mëshiroftë dhe ka thënë: Pasi thotë lutjen e hipjes mbi kafshë: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” [Zuhruf 13-14]. Pas kësaj, lutet vetëm me lutjen e kthiimit nga udhëtimi, që është: U kthyem me pendim dhe përkushtim, duke i bërë Zotit tonë falenderim!.

Përktheu Fatjon Isufi / udhaebesimtareve /

Previous articleLargohuni nga ndalesat dhe puno me ato që ju urdherohen
Next articleEndrra e Ibrahimi (alejhis-selam)