Ku qëndron besimi i atyre njerëze të cilët falen vetëm për xhuma dhe gjatë ramazanit?

0
281
A child is seen near members of the Muslim community attending midday prayers at Strasbourg Grand Mosque in Strasbourg on the first day of Ramadan July 9, 2013. The Grand Mosque of Paris has fixed the first day of Ramadan as Wednesday, splitting with the French Council of Muslim Religion (Conseil Francais du Culte Musulman or CFCM), which determined it would begin on Tuesday. REUTERS/Vincent Kessler (FRANCE - Tags: RELIGION)

Pyetja:

Ku qëndron besimi i atyre njerëze të cilët falin vetëm namazin e xhumasë dhe gjatë muajit Ramazan falin namaz ? Si është gjendja me këta persona në Ditën e Gjykimit? Doja një përgjigje të fortë me argumente nga Kurani dhe Suneti, për shkak se këto përgjigje do t’ia adresoj një vellai musliman?

Përgjigja:

Dijetarët kanë dy mendime në këtë çështje:

1. Mendimi i imam Ahmedit dhe muhadithëve të tjerë është se ky person është mohues dhe nuk i pranohet xhumaja e as Ramazani.

2. Mendimi i dytë është se ai është fasik (mëkatar) dhe tek ai së pari kërkohet të pendohet, e nëse jo, ai ekzekutohet si mëkatar e jo si dezertor, ky është mendimi i imam Malikut, Ebu Hanifes, Shafiut.

Argumentet e mendimit të parë, janë disa hadithe të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në të cilat thuhet: “Dallimi në mes njeriut dhe kufrit është lënia e namazit. ” Gjithashtu argument është dhe hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu nga Ebu Shekiki se shokët e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë se lënia e asnjë vepre tjetër nuk është konsideruar kufër (mohim), përveç lënies së namazit. Gjithashtu argument është edhe një transmetim tjetër se një grup erdhën tek Abdullah ibn Mesudi dhe e pyetën për fjalën e Allahut “E pas tyre erdhën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore) e më vonë do të hidhen në çdo të keqe. (Sure Merjem – 59). Të pranishmit pyetën se çdo të thotë fjala “e lanë namazin” ? Ai u përgjigj se ajo është vonimi i tij nga koha e caktuar. Ata vazhduan bisedën duke thënë se ne e kemi menduar se është lënia e tij. Nëse ata do ta braktisin namazin, do të bëheshin jobesimtar (mohues), – u përgjigj ai.

Përsa i përket argumentave të mendimit të dytë është hadithi i vërtet të cilin e transmeton Tirmidhiu se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë ” Ai i cili i ruan (falë) pesë namazet gjatë ditës dhe natës, Allahu i ka premtuar se do ta fusë në xhenet. Ai i cili nuk i ruan ato, atëherë Allahu atij nuk i ka premtuar se do ta fusë në xhenet; nëse dëshiron e fut në xhenet, e nëse nuk dëshiron nuk e futë.”

Argument tjetër është edhe një hadith i gjatë, për të cilin po mjaftohemi duke përmendur vetëm pjesën e duhur, ku Allahu i Madhëruar me Grushtin e Tij e nxjerr një grup nga xhehenemi prej atyre që nuk kanë bërë asnjë punë të mirë.

Ajo që mendojmë ne ( Allahu e di më së miri) është se argumentet e mendimit të dytë nuk janë të qarta, për arsye se hadithi i parë ka ardhur me një transmetim tjetër në të cilin thuhet: ” Kush ju përmbahet pesë kohëve të namazit gjatë ditës dhe natës, që Allahu ju ka caktuar juve, me kushtet e tij, rukunë, sexhden e tij dhe me frikrëspekt, do të ketë tek Allahu një premtim…” Ky transmetim tregon se ai i cili e vepron këtë, mirpo jo në formën e mire, ai është nën dëshirën e Allahut të Madhëruar, këtu nuk është qëllimi se lënësi i tij është nën dëshirën e Allahut, ndërsa hadithi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i qartë se lënësi i namazit ka bërë kufër (ka mohuar) dhe është e ditur se jobesimtari nuk hyn nën dëshirën e Allahut.

Kurse argumenti i dytë (i mendimit të dytë) nuk është i përgjithshëm, ndërkohë që thënia ” nuk ka bërë asnjë punë të mirë”, përdoret në gjuhën arabe për të treguar pakësimin e veprave që ka bërë, e jo lënia e namazit, ashtu siç e ka vërtetuar imam Ibn Huzejme në librin e tij “Imani”. Nëse kjo thënie do të ishte e përgjithshme, atëherë hadithi do të binte në kundërshtim me hadithet tjera, ndërsa pejgamberët nuk kanë kundërthënie me veten e tyre. Nëse thonë se thënia e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) “kush e lë namazin ka bërë kufër” ka për qëllim kush e mohon, përgjigja për këtë është se ajo që e dimë të gjithë është se mohimi i çdo gjëje ne fe është kufër, prandaj nuk i mbetet namazit ndonjë specifik që të permendet në hadith se kush e lë atë ka bërë kufër.

Nëse thonë se si është gjykimi i njerzëve në vendin tonë, pasi shumica e tyre e kanë lënë namazin, u themi se njerëzit në kohën tonë klasifikohen në disa grupe:

Prej tyre ka që nuk falen nga mendjamadhësia, për të cilët Allahu ka thënë “… e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” (Gafir – 60)

Prej tyre ka që janë të zënë pasë dynjasë, këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë : “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër” (Sure Ta Ha 124).

Prej tyre ka njerëz që nuk e dinë se është obligim apo nëse e lë namazin del nga feja.

Ajo që kërkohet prej nesh është t’i thërrasim (t’i ftojmë) e t’ua sqarojmë atyre Islamin mire dhe në veçanti namazin dhe jo t’i lëmë të vazhdojnë në injorancën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here