Ku ndodhet shejtani dhe si është fizionomia e tij?

0
265

Thotë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sle-lem):
“Kur të dëgjoni pëllitjen e gomarit, kërkoni që Allahu t’ju ruajë nga shejtani, sepse ai ka parë shejtan.” (Buhariu dhe Muslimi).

Shejtani ka zemër, sy, vesh, zë, jargë, dhe gishta. Dielli lind midis dy brirëve të tij dhe ai ha e pi me dorën e majtë. Shejtanët banojnë në këtë tokë, në të cilën jetojmë edhe ne. Ata tubohen shumë nëpër gërmadha (rrënoja), vende të shkreta e të pista dhe e pëlqejnë uljen midis hijes dhe rrezeve të Diellit.

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na ndaloi që të ulemi midis hijes e dritës dhe tha:
“Ato janë vendet ku ulen shejtanët.” (Ebu Daudi).
Ata, në numër të madh, gjenden edhe nëpër tregje.

Thotë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sele-lem):
“Ato janë vendet ku shejtani i hedh dhe i çel vezët (vendi ku pjellë, apo mund të kuptohet se tregjet janë vendqëndrimet e tij ku ai i devijon njerëzit dhe u shtinë vesvese.
Muslimi si fjalë të Selmanit – radijAllahu anhu – , ndërsa El-Burkanij e përcjellë si hadith, sh.p).”

Shejtanët shpërndahen nëpër tokë në momentin kur zbret errësira dhe çdo bir i Ademit e ka një shejtan që nuk i ndahet kurrë dhe i cili lëviz nëpër gjakun e tij. Mirëpo megjithëkëtë, ai s’di asgjë nga çështjet që i përkasin gajb-it (të padukshmes).

Shkeputur nga hutbja e shejh AbdulMuhsin El-Kasim
Imam dhe hatib në xhaminë e Profetit në Medine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here