QE 60 VITE NUK TË ËSHTË PRANUAR NAMAZI!

0
508

Ebu Hurejre-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thotë:

-Njeriu falet 60 vite dhe atij nuk i është pranuar namazi.- I thanë:
-Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë, sexhdet, kijamin (qëndrimin në këmbë).
Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thoshte:

-Njeriu thinjet në Islam dhe nuk e ka plotësuar qoftë edhe një rekat të vetëm për Allahun.- E pyetën:
-Si ka mundësi? Ai u përgjigj: Nuk i ka plotësuar rukutë dhe sexhdet e namazit.
Ahmed ibn Hambeli -Allahu e mëshiroftë- thotë:

-Do të vijë një kohë kur njerëzit falen e në fakt nuk falen. E unë kam frikë, që ajo kohë mund të jetë koha jonë.
Çfarë do të thoshte imam Ahmedi sikur të vinte në këtë kohë dhe të shikonte gjendjen tonë?
Imam Gazaliu -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Njeriu bën sexhde dhe ai mendon, se me atë është afruar tek Allahu i Lartësuar! Pasha Allahun, sikur të peshohej mëkati i asaj sexhde do t’i shkatërronte banorët e vendit të tij.- E pyetën:
Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Bën sexhde me kokën e tij para Allahut, ndërsa ai është i preokupuar me epshet, mëkatet dhe dashurinë për këtë botë, atëherë çfarë sexhde është kjo?….
Muhamedi sal Allahu alejhi we selem ka thënë: “Kënaqësia ime është bërë në namaz”.

Për Allahun, a i ke falur ndonjëherë dy rekate namaz e ato të kenë qenë për ty kënaqësi?

A je përmalluar ndonjëherë të kthehesh shpejt në shtëpi për të falur dy rekate namaz për Allahun?

A je i përmalluar për natën që po vjen, që të vetmohesh me Allahun?
Allahu ka thënë: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kuranin),…” (Kur’an kaptina Hadid: 16).
Abdullah ibn Mesudi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- ka thënë:

Mes Islamit tonë dhe zbritjes së këtij ajeti nuk kishte më shumë se katër vite dhe Allahu na qortoi, e ne qamë shumë për mos-frikën tonë në namaz, gjë për të cilën Allahu na qortoi. Dilnim dhe qortonim njëri-tjetrin dhe i thoshim:

-A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut:
“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut…”. (Kur’an kaptina Hadid: 16).

Disa nga ne uleshin dhe qanin për qortimin e Allahut.

-A mos vallë e ke ndjerë ti, se Allahu po të qorton përmes këtij ajeti? Mos shiko se sa i vogël është mëkati, por shiko se kujt po i bën mëkate.