Komentimi i ëndrrave nëse shihet nata ose dita

0
238

Kapitulli nëse shihet nata ose dita

Sa i përket natës dhe ditës, me to nënkuptohet drita dhe terri.
Errësirat komentohen në disa forma, si: mohim (kufër), ngatërrim (çrregullim), vështirësi të ndonjë gjëje, risi…
E, kush sheh se ka dalë nga errësira në dritë dhe është prej njerëzve të mirë, atëherë kjo komentohet se atij do t’i largohet varfëria dhe do të bëhet i pasur.
Kurse drita do të thotë ditë dhe aludon për udhëzim. Fillimi i ditës komentohet me fillimin e çështjes që dëshiron ai, kurse gjysma e ditës dhe fundi i saj gjithashtu komentohen me çështjen që dëshiron ai.
Kush sheh se tërë koha ishte ditë, kjo aludon për vazhdueshmërinë e çështjeve të tij dhe për zgjatjen e jetës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here