KJO ËSHTË SADAKA MA E MIRË?

0
205

Nga Ebu Hurejra, r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Të hollat që i ke shpenzuar në rrugë të All-lla­hut, të hollat që i ke shpenzuar për lirimin e robërve, të hollat që i ke dhënë për të varfërit dhe të hollat që i ke shpenzuar për fa­miljen tënde, shpërblimi më i madh është për ato që i ke shpen­zuar për familjen tënde.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Ebu Abdull-llahu (e thuhet Ebu Abdurrahmani) Thevban ibn Buxh­dudi, rob (mevla) i të Dërguarit të All-llahut salallahu alejhi ve selem, trans­me­to­het se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem: “Paraja më e vlefshme të cilën e shpenzon njeriu është ajo që e shpenzon për familjen e vet, paraja të cilën e shpenzon për mbajtjen e kaf­shës për (luftë) në rrugë të All-llahut dhe paraja të cilën e shpen­zon për shokët e tij në rrugë të All-llahut.”

(Transmeton Muslimi)

Transmetohet nga Sa’d ibn Ebu Vekkasi r.a. në një hadith të tij të gjatë, të cilin e theksuam në fillim të librit në kapitullin e Nijetit, se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem i ka thënë atij: “Vërtet, ti nuk do të bësh asnjë shpenzim në emër të All-llahut, e që për të të mos shpër­blehesh, madje edhe për atë që e vë në gojën e gruas tënde.”

(Muttefekun alejhi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here