Kështu fillon agonia e vdekjes tënde, o i përkushtuar (ndaj fesë)

Kështu fillon agonia e vdekjes tënde, o i përkushtuar (ndaj fesë)

-Memoria jote, filloi ti harrojë dhikret e mëngjesit, të mbrëmjes dhe të gjumit!
-Sunetet e rregullta tashmë janë braktisur dhe s’kanë mbetur veç suneteve të sabahut, ndërsa ditët e tjera të kalojnë pa falur asnjë sunet.
-Nuk posedon asnjë plan program për leximin e Kuranit, as namaz nate, as agjërim gjatë ditës.
-Për sadakanë të pengojnë shejtanët, njëri të bën të zvarritësh, tjetri të jep shpresë (se ke kohë), një shejtan tjetër të frikëson nga varfëria, një tjetër të bën ta harrosh, e kështu shejtan pas shejtani…
-Kalojnë ditët, java mbase edhe muaji dhe nuk ke shfrytëzuar një kohë të përshtatshme për të lexuar seriozisht një studim të dobishëm.
-Tubimet ku merr pjesë mbyllen, njerëzit largohen, ndërkohë që i kanë mbushur barqet me lloj lloj mishi të ngordhur duke përgojuar, ndërsa ti nuk e merr mundimin ti ndalosh nga kjo gjë.
-Asket ndaj suneteve, i lëshuar në të lejuar dhe neglizhent ndaj të ndaluarës
-Namazin e duhasë, Justifikohesh duke thënë: Për atë që ka mundësi!
-Ndërsa shkuajra herët në xhami për ditën e xhuma, është kthyer në diçka të çuditshme dhe nuk ekziston në plan programin dhe angazhimet tona.
– Ikameti na duket si ezan, ndërsa leximi i imamit është kthyer si ikamet dhe shumë prej nesh dalin për në namaz, atëherë kur thirret ikameti.
-Vizitat për hir të Zotit janë bërë si haxhi i cili ndodh një herë në vit.
-Buzëqeshja, është kthyer në një monedhë të huaj, përjashto ata që i ka mëshiruar Allahu.
Si mund të ndikojë në shoqëri një person i tillë?! E jo më pastaj të ndikojë tek familja apo vetja e tij?!!!
Ky njeri, a është nga që i ndryshojnë (të tjerët) apo i ndryshuar në vetvete? A është prodhues apo konsumues?
Le ti kthehet gjithësecili nga ne vetes së tij dhe shpejt madje…
Njëri nga të parët tanë të mirë thoshte: Besueshmëria e njerëzve të thjeshtë lëkundet tek I dituri, kur e shohin që gjithmonë vjen vonë dhe plotëson rekatet që i kanë ikur.
O Zot na kthe tek Ti në formën më të bukur!

Dr. Muhamed bin Ismail el Mukadem

Përktheu: Fatjon Isufi