KËSHILLA ME VLERË NGA JETA E PËRDITSHME

0
249

KËSHILLA ME VLERË NGA JETA E PËRDITSHME
Këshillo me urtësi: Në dituri, në punë dhe në thirrje për të mirë dhe ndalim nga e keqja.
Falëndero Allahun që të ka dhënë këtë mundësi, për ta shpëtuar dikë nga rreziqet dhe vështirësitë e kësaj jete, dhe dënimet e botës tjetër.
Me angazhimin tënd, ti mund ta shpëtosh një familje nga ndarja dhe shkatërrimi etj. etj.
Ja disa këshilla praktike dhe direkte që mund ti bëjmë:
1. Punët e hajrit janë të shumta dhe të mira, por shumëkush nuk
ka qasje dhe nuk din si të fillon.
// Ndihmoje këtë //,
2. Bindja e fortë, vendosmëria dhe guximi, krijojnë fuqi veprimi.
// Rreziko të fillosh //…
3. Kujdes ndaj ndjenjave të prindërve që të mos i lëndosh. Atyre
thuaj: Fjalë të mira, shikime ledhatuese, buzëqeshje etj., dhe
bën sabër nga lëshimet e tyre.
Këto janë të lehta dhe të vlefshme, por shumëkush nuk din ti
bën. Prindërve sjelli vetëm lajme të mira.
Ne kemi nevojë për kënaqësinë e prindërve, sepse kemi
nevojë për xhenetin.
// Bamirësia ndaj tyre na lumturon në jetë dhe na afron me
xhenetin, kurse sjelljet e këqia me ta, na shkatërrojnë jetën
dhe na shpien në xhehenem //.
4. Bëjini të lumtur antarët e familjes tuaj (gruan, fëmijët,
vëllezërit, motrat etj.), sepse një ditë do ndahen prej jush,
e pastaj nuk vlen pendimi.
// Për t’ia ditur vlerën asaj që e ke, imagjinoje se nuk ke //.
5. Nëse ndodh ndarje (shkurorëzim) mes bashkëshortëve, nuk
ka nevojë të ndodhë me lëndime dhe ofendime.
Pse të mos jetë sipas asaj që pororsit Kurani
// Ose jetoni me bamirësi, ose ndahuni me të mirë //
El bakare 229.
6. Është humbje, nëse nuk përfiton nga njerëzit e sukseshëm
(jo ata me autoritet, por të sukseshëm në jetë).
// Shoqërohu me ta dhe mëso prej tyre //.
7. Përfito nga njerëzit e urtë dhe të moralshëm.
// Ti më këtë e fiton jetën e lumtur dhe e fiton xhenetin //.
8. Njerëzit e mëdhenj të vërtetë, kanë një simbol që dallohen,,,
“MODESTIA”.
// Bëhu modest e jo mendjemadh, që të jesh i madh edhe në
sytë e njerëzve, edhe tek Zoti //.
9. Nëse të vie turp dhe ngushtohesh, kurrë nuk mëson nga
jeta.
// Thyeje këtë nga rasti i parë kur të vie, edhe pse të duket
vështirë,, por beso se është e lehtë //.
10. Nëse dituria nuk futet në praktikë dhe dobi ndaj njerëzve,
rrezikon të jetë e pavlefshme.
// Falënderoje Zotin për diturinë, përmes praktikës //.
11. Jeta e jote është e shtrenjtë, mos ia dhuro askujt përveç
Zotit, Ai ta dha dhe tek Ai do të kthehesh.
// Jeto ashtu si të ka porositur Zoti, bëhesh i lumtur në këtë
jetë, dhe e fiton xhenetin në botën tjetër //.
12. Fjalën ‘TË DUA’, antarët e familjes duhet ta përdorin sa më
shumë mes vete, sepse ua shton dashurinë.
// Nëse e don dikë, bëja me dije se e don (për Allah) //.
13. Nëpër telefona, ka shumë numra të njerëzve të ndryshëm,
por edhe në Facebook ka shumë shokë..
// Bëju thirrje për namaz ose ndonjë këshillë të dobishme
fetare //.
14. Gruaja e ndershme është dhuratë nga Zoti në jetën e
burrit… // Ruaje ate //.
Edhe burri i ndershëm është dhuratë nga Zoti në jetën
e gruas..
// Ruaje edhe ti atë, mos të ik prej teje nga pakujdesia jote
për të //.
15. (Për burrin): Ke frikën e Zotit ndaj gruas. Dënohesh ashpër
te Zoti nëse nuk kujdesesh për të.
(Për gruan): Ke frikën e Zotit ndaj burrit. Nëse burri është i
kënaqur me ty, edhe Zoti është i Kënaqur.
// Kështu e fitoni lumturinë në këtë jetë dhe xhenetin në
botën tjetër //.
16. Jeta bashkëshortore është ndër gjërat më të çmueshme që
e posedon,,
// Për ti ruajtur gjërat e çmueshme, duhet të japim shumë
mund që të mos i humbim ato //.
17. Sjelljen e mirë ndaj burrit,, dhe sjelljen e mirë ndaj gruas;
duhet llogaritur si adhurim, që duhet bërë sabër, sepse ka
sevape për këtë. Pavarësisht se si sillet tjetri.
// Silluni mirë mes vete, që jetoni të lumtur dhe të fitoni
sevape //
18. Përsosshmëria dhe lumturia e përhershme nuk është në
këtë botë, por në botën tjetër tek Zoti në xhenet.
“Për këtë arsye, duhet bërë lëshimë nga të dy palët, që të
stabilizohet jeta bashkëshortore.
19. “ Gjithçka mund të ndryshon,, edhe bashkëshortët mes vete
mund të ndryshojnë për të mirë,, në sjellje, në civilizim, në
mirëmbajtje të trupit, të familjes etj.
//Angazhohu për këtë //.
Kurrë mos ço inat ndaj burrit, apo ndaj gruas, sepse e
humbni njëri-tjetrin. Bëji ndryshimet dhe veprimet që i don
burri, apo që i don gruaja.
// Vishuni dhe zbukurohuni për njëri-tjetrin, e jo për në
publik //.
20. Për të qenë i sukseshëm në jetë duhet:
Adhurimet ndaj Zotit si, namazi, zekati, agjërimi,+ haxhi etj.
Pastaj, Sinqeriteti, puna, njohuritë, durimi, urtësia, ti
shoqërosh njerëzit e përvojave dhe të suksesit, njohja e
situatave vendore dhe ndërkombëtare, njohja e nevojave të
mjedisit ku jeton, raportet e mira me familjen dhe farefisin,
raportet e mira me njerëzit ku jeton etj.
// Jeta e kësaj bote përbëhet nga: Raporti mes njeriut dhe
Zotit dhe raporti mes njeriut dhe njerëzve. Shikoje veten si
qëndron me këto dy raporte, sepse për të dyjat do të japish
llogari para Allahut //
Përshtati nga arabishtja: Ragmi Destani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here