KERKONI SHOKET NE XHENET

0
252

Banorët e xhenetit kur futen në të dhe nuk i shohin miqtë e tyre që kanë qenë bashkë me ta në dynja, ata pyesin Zotin për ta dhe thonë:
” O Zot, ne kemi pasur miq që falnin namaz dhe agjëronin me ne, nuk po i shohim.?! ”

Allahu i Lartësuar u thotë:
” Shkoni në zjarr dhe nxirrni secilin që ka në zemrën e tij sa një grimcë iman.”

Hasan Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë:
” Shtoni miqtë besimtarë, sepse atyre do t’u jepet ndërmjetësimi në ditën e kiametit. Shoku i sinqertë dhe i vërtetë është ai që ec me ty për në xhenet.”

Ibn Xhevziu (Allahu e mëshiroftë) thotë:
” Nëse nuk më gjeni në xhenet në mesin tuaj, pyetni për mua dhe thoni:
” O Zoti ynë, robi yt filani na fliste për Ty! Pastaj qante.
Dhe unë u kërkoj, nëse nuk më gjeni në mesin tuaj në xhenet, pyetni për mua, me shpresë se ju ua kam kujtuar Allahun së paku njëherë.”

O Zot! Të kërkojmë shoqëri të mirë që na ndihmojnë në nënshtrimin ndaj Teje!

E huazuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here