KENI PROBLEME BASHKESHORTORE

0
224

 

Nuk ka familje qe nuk ka probleme bashkeshortore.Me rendesi eshte te dijme si ti tejkalojme ato.
Muhamedi alejhi selam na ka dhane nje shembull te mire se si mund t’i zgjedhim ato.Nje prej mesimeve te shumta profetike eshte edhe ky hadith:

” Njëherë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem i ka pyetur sahabët: “A dëshironi të ju tregoj cilat gra do të jenë banore të Xhennetit?”Sahabët thanë: “Po dëshirojmë, i Dërguar i Allahut!” Pejgamberi salAllahu alejhi we selem gratë që e meritojnë këtë lumturi i ka përshkruar kështu:
“Ato i duan shumë burrat e tyre. U lindin fëmijë. Në momentin e hidhërimit, ose nëse ndaj tyre sillen keq, ose kur bashkëshorti hidhërohet me ato, ato vejnë dorën në dorën e burrit duke thënë: “Ja dora ime është në dorën tënde. Unë nuk do të mund të flejë, përderisa ti nuk je me mua i kënaqur!”

Taberânî, et-Kebîr, 19/140; el-Evsat, nr. 1764; Hejthemî, Mecmuu’z-Zevâid, 4/312; Mundhirî, et-Tergib…

Cili burre nuk kishte me u zbut para nje gruaje te ketille?!
Cilit burre nuk kishte me nderru para nje gruaje te ketille te devotshme?…

Sigurisht, se cdo burre i mire dhe besimtar, do te ndryshonte qendrimin e vete para kesaj gruaje. Prandaj grate tona le te mendojne mire, a jane te ketilla ndaj burrave te tyre kur kane ngaterresa me ta?
Poashtu, edhe nese ka burre qe nuk e pranon kerkimfaljen e nje femre te ketille te devotshme, atehere sigurisht se te Allahu do te jep llogari.

Allahu na dhashte gra te devotshme dhe motrave tona burra te devotshem.
Zoti i largofte mosmarveshjet brenda familjeve tona!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here