A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e keni gabim

0
406

Shembuj nga besëtytnitë dhe bidatet

Bid’at: [Gjuhësisht] çështje e shpikur.

Përkufizimi sheriatik i bidatit: “Mënyrë [besim apo veprim] e shpikur në fe, që imiton Sheriatin, me anë të cilës synohet afrimi ndaj Allahut, por që nuk mbështetet nga ndonjë dëshmi e vërtetë as në bazën e saj, as në mënyrën në të cilën bëhet”. [e Imam esh-Shatibij (1/37)]

Besëtytni: ndonjë besim i përgjithshëm, kulturor në një “realitet” të mbinatyrshëm; besimi i paarsyeshëm se një objekt, veprim a rrethanë ndikon në rezultatin ngjarjeve; idhujtari.

Pavarësisht se në cilën kategori nga këto që u përmendën më lart bien veprimet apo besimet e përvijuara më poshtë, ato janë besime te kota, që bien në kundërshtim me besimin e pastër Islam. Dhe, nëse disa nga këto personi i bën me vetëdije, duke qenë i informuar për paligjshmërinë e tyre, del nga vatha e Islamit. Sepse një pjesë e madhe e tyre përbëjnë shirk ndaj Allahut, si në aspektin e zotërimit të Allahut [-], ashtu edhe në atë të hyjnimit të Tij [].

* Lidhja e teshave në lis për pasjen e fëmijëve dhe besimi se në ketë ka dobi.

* Besimi se, nëse qeni leh gjatë thirrjes së ezanit në aksham dhe në jaci, dikush do të vdesë në atë vend.

* Besimi se kalimi i lepurit përpara një automjeti, është fatkeqësi.

* Të konsideruarit e patkoit të kalit si fatsjellës. Zakonisht, vendoset në derë apo në automjet.

* Besimi se zënia e hënës dhe e diellit tregon vdekjen e njerëzve te mëdhenj dhe të famshëm.

* Besimi se, nëse zihet hëna dhe dielli, në atë vit do të shfaqet uria, lufta dhe kundërshtimet.

* Të konsideruarit si ogurzezë ditën e 13-të të muajit.

* Besimi se thyerja e pasqyrës paralajmëron fatkeqësi, dhe se në shtëpinë ku thyhet pasqyra, shtatë vjet nuk ka shpëtim.

* Besimi se thyerja e gotës është tregues i mirësisë.

* Besimi se, nëse një grua që ka dhimbje koke shkon në xhami dhe me shaminë e saj e pastron xhaminë dhe e mbulon kokën me shami, do t’i kalojë dhimbja.

* Besimi se në atë shtëpi ku këndon huti apo korbi i zi, vdes dikush.

* Nxjerrja e kuptimeve te ndryshme nga këndimi i hutit, uljes në oxhak të tij, fluturimit të tij, ikjes së lepurit, këndimit të gjelit para kohës dhe lehjes së qenit.

* Sakrifikimi i kurbaneve në disa varre dhe tyrbe.

* Besimi se, nëse fëmijës i puth këmbën poshtë, ai do te ecë herët.

* Besimi se, nëse nga një shtëpi del kufoma, duhet të zbrazen enët e ujit. Nëse nuk
zbrazen, mund të vdesë edhe një tjetër person, për shkak se Azraili [emri i engjëllit të vdekjes, sipas një besimi të pambështetur nga argumentet] ka prekur ujërat.

* Besimi se i riu, kur niset për shërbim ushtarak, para se të dalë prej shtëpisë, duhet të hajë gjysmën e një pjese të bukës dhe, nëse e lë gjysmën tjetër, buka do të thërrasë atë dhe ai do të kthehet pa u ballafaquar me ndonjë të keqe.

* Besimi se, nëse thua diçka dyzet herë, ajo do të realizohet.

* Besimi se, nëse personi niset për gurbet dhe mbrapa tij i hidhet uji, nuk do të ballafaqohet me ndonjë të keqe dhe do të kthehet shpejt nga gurbeti.

* Besimi se fëmijës që i matet gjatësia, mbetet i vogël.

* Therja e kurbanit dhe derdhja e gjakut gjatë pritjes së personaliteteve të mëdha, për udhëtim, etj.

* Besimi se, nëse në shtëpinë nga e cila del kufoma ndizet drita për 40 ditë, kur vjen shpirti, dhomën e tij e gjen të ndritshme.

* Besimi se, gjatë kalimit të funeralit, nuk bën shikohet në thonjtë.

* Uji që derdhet poshtë gjatë larjes së xhenazes, nëse futet në një shishe dhe i jepet të dehurit pa e lajmëruar, do ta lë pirjen e alkoolit.

* Të konsideruarit se gjatë përcjelljes së kufomës duhet të bëhen dhikret, tekbiret me zë të lartë.

* Vendosja e një guri të kaltër dhe përdorimi i plumbit, me qëllim të mbrojtjes nga mësyshi.

* Besimi se, nëse shtëpia fshihet natën e xhumasë, thyhen krahët e gurit të mësyshit, të hajmalive, të melekëve.

* Të konsideruarit se është mëkat të fshihet shtëpia ditën e xhuma.

* Besimi se larja e teshave ditën e shtune sjell fatkeqësi.

* Besimi se kazani i teshave nuk bën të lihet në zjarr për kohë të gjatë. Nëse lihet, thuhet se nga ajo shtëpi do të vdesë dikush.

* Besimi se nuk është mirë që në ditën e mërkurë të pihet qumësht, të blihet shtëpi.

* Varja e këpucëve dhe kokave të kafshëve në mur, me qëllim të plotësimit të disa dëshirave.

* Besimi se, nëse gruaja të cilës nuk i jetojnë fëmijët i thotë një evliasë “Këtë t’i shita ty” dhe ther kurban, kur të lindet fëmija, nëse është femër, e emërton ; nëse është mashkull, e emërton . Në të kundërtën, fëmija nuk do të jetojë.

* Besimi se, nëse kërthiza e fëmijës varroset në murin apo oborrin e xhamisë, bëhet besimtar; nëse varroset në bahçen apo oborrin e medresesë (shkollës), bëhet alim/dijetar; nëse varroset në stallë, vrapon pas mallit. Po ashtu, nëse qitet në ujë, bëhet me shpirt të pastër; nëse varroset brenda shtëpisë, sytë nuk do t’i ketë përjashta.

* Besimi se, nëse prehen thonjtë e fëmijës pa mbushur 40 ditë, bëhet i paturpshëm ose pandërgjegjshëm.

* Besimi se, nëse kalohet përmbi fëmijën, mbetet i shkurtër.

* Besimi se, nëse teshat e fëmijës mbeten jashtë, derisa perëndon dielli, fëmijës i bëhet sihr.

* Gruaja që lind, nuk largohet [jashtë shtëpisë] 7 ditë. Nëse largohet, xhinët vijnë dhe marrin fëmijën dh e e ndërrojnë me një fëmijë tjetër.

* Besimi, nëse në vendin ku ka lind gruaja, varet fshesa, Kur’an, qepë e hudhër, fëmijës nuk i bëhet dëm.

* Besimi se fati i çilet atij që gjen tërfil me katër gjethe.

* Besimi se nuk kalohen gërshërët prej njërës dorë në tjetrën.

* Besimi se nuk bën të gërshetohen duart. Nëse gërshetohen, ngatërrohet fati.

* Besimi se floku i parë që i prehet djalit, nuk gjuhet, porfutet në xhepin e babait të tij, qëtë rritet bereqeti.

* Të konsideruarit si fatkeqë si lehjen e qenit, krakëllimën e korbit dhe këndimin e hutit gjatë thirrjes së ezanit.

* Besimi se, nëse lidhen teshat në filan lisin, kalojnë pikëllimet dhe shqetësimet.

* Besimi se, kush luan në mbrëmje me këmbëne tij, do t’i vdesë nëna apo babai.

* Besimi se, nëse fshihet shtëpia në mbrëmje, do të vjen varfëria.

* Besimi se kush ulet prapa derës në mbrëmje, dotë shpifin për të.

* Besimi se përtypja e çamçakëzit në mbrëmje është ngrënie e mishit të të vdekurve.

* Besimi se hapja e arkës në mbrëmje, është sikur ta hapësh varrin tënd, dmth ta thërrasësh vdekjen.

* Besimi se, nëse priten thonjtë në mbrëmje, shkurtohet jeta.

* Besimi se në mbrëmje nuk bën të shikohet në pasqyrë.

* Të konsideruarit si fatkeqësi dhe gjynah qepjen në mbrëmje, prerjen e thonjve në mbrëmje, përtypjen e çamçakëzit në mbrëmje.

* Besimi në personat që thonë se e dinë gajbin (të fshehtën).

* Besimi se, kur vjen nusja përherë të parë në shtëpi dhe kalon në mes dy këmbëve të vjehrrit, bëhet e respektueshme.

* Besimi se kush kalon përfund ylberit, e ndërron gjininë.

* Besimi se, nëse fshihet shtëpia pas perëndimit të diellit, vjen fatkeqësia.

* Të konsideruarit si fatkeqësi fillimin e punës, pastrimin dhe daljen në rrugë në ditët e caktuara të javës.

* Besimi se ai që hyn ne burg, nëse e vendos unazën e një të vdekuri, do të dalë shpejt prej burgut.

* Festimi i Shëngjergjit, Nevruzit (dita e parë e pranverës).

* Mosbërja e niqahut në mes të dy bajrameve (Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, është martuar meAjshen, radial-llahu anha,në mes të dy bajrameve).

* Besimi se dy fëmijë nuk lihennënjë dhomë, derisa t’i mbushin 40 ditë. Nëselihen, besohetse njëri do të rritet dhe tjetri do të mbeteti vogël.

* Besimi se nuk merren dy nuse në shtëpinë e njëjtë.

* Besimi se nuk bën të qepet tesha, kur është e veshur.

* Të konsideruarit fatkeqësi kalimi i maces së zezë përpara dikujt.

* Besimi se kush bën ziaret në një vend jashtë Mekës, bëhet gjysmë haxhi.

* Besimi se pas varrimit duhet të shpërndahet sheqer.

* Besimi se nuk është mirë të ulet në pragun e derës.

* Besimi se duhet bëre hajmali për pajtimin mes burrit dhe gruas.

* Besimi se yjet që bien, tregojnë vdekjen.

* Besimi se duhet shkuar në falltarët për të gjetur mallin e humbur.

* Besimi se fëmija që nuk ka mbushur 40 ditë, nuk nxirret në sokak, nuk duhet të kalojë pranë varreve.

* Besimi se duhet të shkohet nëpër tyrbe dhe të ndizet qiri, që të çiletfatii femrës.

* Besimi se gishti duhet tëqitet në goje, kur dëgjohet apo thuhet ndonjë lajm.

* Besimi se, nëse bie glasa e zogut në kokë, do të vijnë para.

* Besimi se, nëse fëmija shikon nga vrima e derës, do të ketë mysafir në shtëpi.

* Besimi se kush e sheh lejlekun në qiell, atë vit dota kalojë duke shëtitur pa pushuar; nëse e sheh në tokë, do të rrinë shtëpi.

* Besimi se është fatkeqësi të kalohet përfund shkallëve.

* Besimi se duhet bërë fotografinë gurët e varrezave.

* Fshirja e duarve dhe fytyrës nëpër varre, puthja e pragut dhe dritares së tyrbeve.

* Besimi se nuk është mirë pastrimi i shtëpisë pas shkuarjes së mysafirit.

* Besimi se, nëse gjatë ngrënies së shegës nuk bien copat, hyhet në xhennet.

* Përdorimii gurit për mësysh, mbartja e thonjve, dhëmbëve, eshtrave, përt’u mbrojtur nga mësyshi apo shpëtimi prej tij.

* Besimi se ata që martohen duhet të shkelin këmbën e njëri-tjetrit gjatë niqahit.

* Besimi se, nëse gjatë uljes e luan këmbën, do të vijnë njerëzit për të kërkuar borxhin.

* Besimi se shtëpia e të vdekurit duhet t’i ushqejë ata që vijnë.

* Shpërndarja e hallvës për të vdekurin, shtruarja e ushqimit.

* Besimi se, nëse kazani nuk kthehet mbrapsht, pas larjes së të vdekurit, do të vdesë edhe dikush tjetër.

* Besimi se duhet prerë kurban për të vdekurit dhe të pritet ndihmë.

* Shpërndarja e hallvës në netët e 40-ta dhe të 52-ta për të vdekurit.

* Besimi se duhet të ndizet qiriri për shtatë net në vendin ku është larë i vdekuri.

* Besimi se është fatkeqësi të punohet të dielave.

* Besimi se, nëse në mëngjes, gjatë shkuarjes në punë, përpara mashkullit kalon femra, puna do të shkojë mirë.

* Besimi se punët që fillojnë të martën, mbeten në gjysmë.

* Besimi se në ditën e martë nuk dilet në udhëtim, nuk lahen teshat.

* Besimi se, gjatë vetëtimës, nuk duhet veshur tesha të kuqe.

* Nëse kthehen mbrapsht këpucët apo papuçet, në atë shtëpi do të vdesë dikush.

* Lidhja e shamive në tyrbe, gjuajta e parave, shpërndarja e sheqerkave dhe kripës nëpër tyrbe, si dhe kërkimi ndihmë në to [nga te vdekurit].

* Besimi se, nëse personi që betohet dhe, gjatë betimit, e ngritë këmbën e djathtë, nuk pranohet betimi.

* Besimi se, nëse fëmijës së porsalindur i fryhet në gojë, bëhet i afërt.

* Besimi se fëmija i porsalindur duhet të shëtitet nëpër tyrbe, t’i jepet hallvë, sheqer, kripë, që të jetë fatbardhë.

* Besimi se syri që varin në qafë dhe në disa vende që mos të marrin mësysh dhe për ti ruajtur nga e keqja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here