Ballina Zgjodhëm për ju. Katër gjëra të thëna 1400 vite më herët

Katër gjëra të thëna 1400 vite më herët

“O Allahu im, më ndihmo të Të përkujtoj, të Të falënderoj dhe të kryej adhurimin ndaj Teje siç duhet”.
I dërguari i Allahut a.s. ka thënë:

1) Katër gjëra të cilat e sëmurin trupin e njeriut:

a) Të folurit e tepërt
b) Të fjeturit e tepërt
c) Të ngrënit e tepërt
d) Takimet e tepërta me njerëz

2) Katër gjëra që e shkatërrojnë trupin:

a) Shqetësimi (brengat)
b) Pikëllimi (hidhërimi)
c) Uria
d) Të fjeturit e vonuar në mbrëmje

3) Katër gjërat të cilat e thajnë fytyrën e njeriut dhe ia largojnë lumturinë:

a) Gënjeshtra
b) Të qenët i pa respekt / paturpësia (të insistosh me qëllim në gjera të gabuara)
c) Të argumentosh pa dituri adekuate dhe pa informata të mjaftueshme
d) Amoraliteti i tepruar duke bërë gabime pa kurrfarë droje.

4) Katër gjëra të cilat a njomin fytyrën e njeriut dhe shtojnë lumturinë e tij:

a) Devotshmëria
b) Besnikëria
c) Fisnikëria (shpirtgjerësia)
d) Të ndihmosh tjetrin pa të kërkuar ai ndihmë

5) Katër gjërat që pengojnë rriskun (furnizimin):

a) Të fjeturit në mëngjes (prej namazit të sabahut deri në lindje të diellit)
b) Të mos falesh ose të mos jesh i rregullt në namaz
c) Përtacia (papunësia)
d) Tradhtia \ pabesia

6) Katër gjëra të cilat e shtojnë rriskun:

a) Të zgjohesh natën të falësh namaz
b) Të pendohesh thellë
c) Sadakaja e rregullt
d) Të përkujtosh Allahun ne çdo moment (dhikri)

I dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “T’u komunikosh njerëzve sapo të dëgjoni po qoftë edhe një ajet, që ky ajet të ndërmjetësoj për ju në Ditën e Gjykimit”.

I dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur të thërret ezani mos bëni asgjë, as mos lexoni Kuran, sepse njeriu i cili flet gjatë thirrjes së ezanit nuk do të është në gjendje të thotë shehadetin në shtratin e vdekjes”.

Lexoje këtë lutje për një jetë më të mirë:

All ahumma-ei’nni ala Dhikrike ve Shukrike va husni ibadetike.
“O Allahu im, më ndihmo të Të përkujtoj, të Të falënderoj dhe të kryej adhurimin ndaj Teje siç duhet”.

Përktheu: Vjollca Hasani – Malejzi