Margaritarë të urtësisë

0
238
An open oyster and pearls on satin

Sipas hadithit feja është këshillë, ndërsa këshillën e jep Allahu, pejgamberi, njerëzit e ditur dhe secili që ka këshillë të jep.

DISA KËSHILLA TË LLUKMANIT TË BIRIT

Urtësi është secilën gjë me e vendos në vendin e vet. Lehtë është të flasësh kur ke çfarë të flasësh, por problem është të flasësh kur duhet të flasësh. Sipas hadithit feja është këshillë, ndërsa këshillën e jep Allahu, pejgamberi, njerëzit e ditur dhe secili që ka këshillë të jep. Llukmani i kishte buzët e trasha dhe të zeza, por nga ato dilnin urtësi. Ja disa prej këshillave që ia dha të birit:

1. Djali im, ruaju nga borxhi, sepse borxhi është nënçmimi i ditës dhe brengë e padurueshme e natës!
2. Djali im, dikur njerëzit ishin hipokritë në atë që punonin, ndërsa sot janë hipokritë në atë që nuk punojnë!
3. Ruaju nga lypja, sepse kjo largon turpin nga fytyra!
4. Gënjen, djali im, ai që pohon se e keqja mënjanon të keqen. Nëse flet të vërtetën, atëherë le të ndezë zjarrin përkrah zjarrit dhe le të shikojë a do ta shuajnë njëri-tjetrin. Djali im, e mira e shkatërron të keqen sikur uji që shuan zjarrin!
5. Djali im, mos e vono pendimin, sepse vdekja vjen papritmas.
6. Djali im, kur je në namaz, ruaje zemrën, kur ha, ruaje barkun, kur je në shtëpi të huaj, ruaje shikimin, ndërsa kur je në shoqëri, ruaje gjuhën!
7. Ruaju nga zilia, sepse zilia prish fenë, dobëson shpirtin dhe udhëheq në pendim!
8. Djali im, fillimi i zemërimit është çmenduri, e fundi pendim!
9. Djali im, sjellja e bukur është kulminacioni i urtësisë!
10. Ruaju nga shoku i keq, sepse ai është si shpata, duket e bukur, por goditja e ashpër.
11. Djali im, mos merr dituri të sillesh në mes dijetarëve dhe të fitosh poenë te injoranti. Kur sheh njerëz që e përmendin Allahun, ulu me ata, nëse je dijetar ke dobi nga dituria, nëse je injorant mëson diç, e nëse asgjë, së paku ndoshta Allahu do të spërkat me rahmet dhe do të përfshin ty.
12. Djali im, mos i bën shirk Allahut, sepse ky është zullumi më i madh.
13. Mundohu që ushqimin tënd ta hanë kryesisht të pastërtit dhe në çdo gjë konsultohu me dijetarët.
14. Djali im, mos polemizo me të urtët, mos diskuto me injorantët, mos i përkrah zullumqarët dhe mos u shoqëro me të dyshimtët!
15. Djali im, shpesh jam penduar për atë që kam thënë, e asnjëherë kur kam heshtur!
16. Nëse dikë dëshiron për mik, së pari hidhëroje dhe nëse është i drejtë në hidhërim, është i mirë, në të kundërtën ik nga ai.
17. Djali im, nëse di ta ruash të fshehtën, zgjedhja është në dorën tënde!
18. Djali im, mos u bëj i ëmbël, sepse do të hanë, por edhe jo i ithët, sepse do të pështyjnë!
19. Djali im, secili e ka qenin e vet, e ti mos lejo të jesh qen i dikujt!
20. Djali im, gruaja e pastër është kurorë në kokën e mbretit, ndërsa gruaja e keqe është barrë e rëndë në shpinën e plakut të molisur.

* * *

TREGIMI PËR NJË DËRHEM

Transmetohet që një grua erdhi te një dijetar i mençur, i cili gjithmonë fliste të vërtetën dhe jepte zgjidhje (fetva) të drejta, duke iu ankuar se i është bërë padrejtësi gjatë ndarjes së pasurisë nga vëllau i saj i vdekur.
Në realitet pas tij kishin mbetur 600 dërhem dhe gjatë ndarjes asaj ia kishin dhënë vetëm një dërhem.
Dijetari mendoi pak dhe i tha: “Ndoshta vëllau yt ka pasur nënën, gruan, dy vajza dhe dymbëdhjetë vëllezër.”
Gruaja e çuditur e vërtetoi këtë.
Dijetari pastaj vazhdoi: “Një dërhem është haku yt dhe nuk të takon asgjë më tepër, pra nuk t’u ka bërë padrejtësi.
Gruas së tij i takon 1/8, d.m.th. 75 dërhem, dy vajzave të tij u takon 2/3, d.m.th. 400 dërhem, nënës së tij i takon 1/6, d.m.th. 100 dërhem. 25 dërhem tjerë janë ndarë vëllezërve nga 2 dërhem që bëjnë 24 dërhem, ndërsa ti ke marrë 1 dërhem, që bëjnë 25 dërhem. Në tërësi kanë qenë 600 dërhem, andaj ndaj teje nuk është bërë padrejtësi.”
Pas këtij shpjegimi të saktë, gruaja u largua dhe e kënaqur shkoi në shtëpi.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here