Home ISLAM A ka shejtani pushtet mbi jobesimtarët?

A ka shejtani pushtet mbi jobesimtarët?

Ndoshta dikush pyet se si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj fjalëve të shejtanit për banorët e xhehnemit:

وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيْكُم مِّن سُلْطَانٍ إِلاَّ أَن دَعَوْتُكُمْ فَاسْتَجَبْتُمْ لِي

Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët.” 1

Edhe pse këto janë fjalët e shejanit, Allahu (Subhaneh) i përmend ato në mënyrë pohuese, dhe nuk i mohon ato. Kjo do të thotë se ajo është kështu. Kjo është një pyetje e mirë. Përgjigja është se pushteti (سلطان) në këtë ajet nënkupton argumentin. Kjo do të thotë se unë nuk kisha asnjë argument apo dëshmi mbi ju, Ibn Abasi e interpretoi kështu. Unë nuk kisha asnjë argument tjetër pos asaj që iu kamë thirrur juve dhe ju mu përgjigjët, më besuat dhe më pasuat pa argument dhe dëshmi.

Lidhur me pushtetin (سلطان) të cilën Allahu e pohoi kur Ai tha:

إِنَّمَا سُلْطَانُهُ عَلَى الَّذِينَ يَتَوَلَّوْنَهُ

”Mbizotërimi (pushteti) i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë.” 2

Kjo nënkupton devijimin dhe mashtrimin e tij dhe kontrollin mbi ta, kur i shpie ata në mosbesim dhe idhujtari dhe nuk i le ata që ta braktisin atë.


1 14:22

2 16:100

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/75)

Përgatiti: perlatmuslimane

Previous articleAnalizat shkencore konfirmuan efektet fiziologjike të Kur’anit te dëgjuesit e tij
Next articleAgjërimi i Ramazanit është shkak për faljen e gjynaheve