Analizat shkencore konfirmuan efektet fiziologjike të Kur’anit te dëgjuesit e tij

0
223

Analizat shkencore konfirmuan efektet fiziologjike të Kur’anit te dëgjuesit e tij

Kur’ani ishte, është dhe do të mbetet përgjithmonë mu’xhize (mrekulli), ashtu sikurse ka përcaktuar Allahu xh.sh. Në çdo kohë zbulohen thesaret, të mirat, dhe i tregojnë botës mbinatyrshmërinë e tij.

Ai (Kur’ani) çdoherë sjell risi (freski) dhe koha gjithashtu nuk mund ta tejkalojë. Ai është i mbinatyrshëm të cilin asnjë krijesë nuk mund ta njoh plotësisht. All-llahu, subhanehu ve te’ala, ka caktuar që të ruhet (përmendësh) ashtu sikurse ka caktuar dhe kraharorin që ta mbaj dhe ta ruaj. Kurse njerëzit ishin të detyruar të mësojnë atë dhe ta konsiderojnë të shenjtë, të thellohen në thellësitë e tij dhe të nxjerrin perlat tek të cilat mund të arrij. Kjo vërtetohet me fjalët madhështore të All-llahut xh.sh.: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53.)Dhe fjalët e Allahut, qoftë i falënderuar: “…dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (An-Nahl, 69.)

Këtu do të tregojmë disa pika të kërkimit shkencor që është kryer nga Dr. Ahmed El Kadi në qytetin Panama City në Florida, që të sqarojmë (vërtetojmë) ndikimin e Kurani-Kerimit në pjesët e trupit të njeriut dhe si të arrihet forca shtytëse e Kurani Kerimit, d.m.th. nëse ndikon fizikisht, shpirtërisht apo fizikisht dhe shpirtërisht.
Në një përpjekje për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, ai filloi të lexoj disa nga ajetet e Kur’anit muslimanëve dhe jomuslimanëve, si dhe te shurdhërve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here