Shkruar nga ADEM ZUKA / Pozheran
Prap me Fahri Xharren i cili ka mjeshtri pendën por të shumtën e herave u jep kahje negative sepse në shumë lëmi ka vet qasje e bindje negative ndaj gjërave pozitive islame. Ndërsa në temën e djeshme të cilën e ka shkruaar në rubricën Opinione të gazetës Kosova sot të datës 06.09.2012 lidhur me gjuhën shqipe duke e titulluar,,Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe” meriton një notë te lartë. Nuk po them notë maksimale për arsye se nuk e ka cekur dhe pranuar që në qendrimin 500 vjeqar të Perandorisë Osmane gjuha u ruajt dhe nuk u prek ndërsa tash pas 12 viteve të ardhjes se ,,dashamireve demokrato” krishter kane filluar dridhjet dhe shkatërrimi i të shumë segmenteve më pozitive të këtij populli…
Të shkruajsh në ajër apo ujë nuk është punë e mirë por njeriu po perjetojka gjithçka dhe për fjalën paradoks kur dëgjoja nuk e besoja, tash dal nga dal po e vërtetoj se edhe në këtë kohë ,,demokracie” qenkan getot dhe cenzura e niveleve të komunizmit dhe borgjezive më të rryera për këto punë. Kur njeriu flet e shkruan kundër popullit të tij shumicë vetëm gjëra të sajuara negative po u privilegjuaka në nivelet më të larta e ai që mundohet ti demantoj përmes argumentit në të njejtën gazetë nuk vijka në shprehje të publikohet shkrimi tij. Për këto ka qen dashur të shkruaj vet Fahri Xharra e jo të merret me kohrat e kaluara pa ditur qëllimin e ngjarjes dhe duke u dhënë konotacione vetëm negative. Nëse je demokrat Fahri Xharra ke fuqinë që të reagosh në këtë gazetë dhe fillojmë debatin me shkrime për të vërtetën dhe të mirën e popullit. Jeni duke ia bërë sikur njëri dikur pas viteve të 80-ta kur i shante serbët dhe rexhimin në midis të dhomës me zë të lartë, por megjithate prap shiqonte anash se mos e dëgjoi dikush, burrat duhet jenë burra kudo që gjenden e thonë të vërtetën. Kjo është robërimi i të vërtetës Fahri, për atë arsye njerëzit e ndershëm trima e patriot shpesh thonë se kaluam nga një perandori në tjetrën apo nga një robëri në tjetrën e kurrsesi nuk jemi çliruar, tikëte nuk e pranon por tema që ke shkruar për gjuhen nga pak po ta vërteton se çka është ka na pret. Kemi ndërruar sundimtarin i cili na sundon me forma tjera nga ai i pari që mendje lehtët nuk e kuptojnë fare, por megjithate dëmet i kemi katastrofale të cilat hipokritët i shofin shumë vite më vonë. Kundërshtova disa shkrime dhe ia dërgova gazetës Kosova sot por fatkeqësisht nuk patën fatin e publikimit se dikujt nuk i shkonin për shtati, ua prishte qerdhen, apo getoja e tyre famkeqe mund të dridhej dhe s`mund ti marrin paratë e premtuara prej antishqiptarëve dhe antimuslimanëve të cilët rrijnë anash dhe u kërkojnë rezultatet. Pa marrë parasysh unë do të shkruaj dhe do ta kryej detyrën time tek Allahu i madhërishëm aq sa mundem e di. Të fillohet nëpër çdo fjali është e sigurt se nuk do publikohet ky shkrim i imi por do shkoj nëpër disa pika më të ndieshme që llogaris unë që është qudi se çka mendojnë hipokritët dhe çka veprojnë nëse kanë guxim.
Në marrëveshjen e Kanlixhes në vitin 1862 qenka vendosur që Perandoria Osmane ti merr nga Serbia 9000grosh dhe të bëhet një shpërngulje(spastrim) e madhe e muslimanëve shqiptar(dhe boshnjak ke ,,harruar” ) nga Ballkani për në Turqi. Aty paskan qenë Franca, Rusia e tj dhe kjo qenka bërë në dobi te Serbisë. Sa ke njohuri që kjo nuk ka qenë skenar i kurdisur nga fuqitë e mëdha krishtere që Turqinë dhe shqiptarët i kanë detyruar sikur boshnjakët në Dejton e neve në Rambuje. Kur ishte e fortë Perandoria Osmane a ka guxuar sllavi e greku ti prek shqiptarët si popull,ku edhe Beogradi ka pasur më se 140 xhami, me fillimin e dobësimit të Perandorisë Osmane edhe shqiptarët e boshnjaket musliman e pësonin bashkë me te.
Në nëntitullin,, Arabët eksportues të skllevërve” ke përmendur shumë shifra por duke u dhënë dimension të keq dhe tendencioz. Islami është feja më e përsosur e cila rregullon në formën më precise qështjen e robërve pa pasur drejtë mbytjeje dhe torture, ndërsa të krishterët kanë vrarë e masakruar pleq gra e fëmijë kudo që kanë robëruar popuj, për atë arsye muslimanët kanë humbur shumë beteja e lufta sepse krishterët janë hakmarrur ndaj grave fëmijve dhe përsonave tjerë të pa aftë. Nga ana tjetër ke pohuar se shpërnguljen e zezakëve musliman për Amerikë e bënë arabët musliman çka kjo nuk qëndron fare sepse zezakët e shpërngulur për Amerikë kanë qenë pagan e krishter, kjo eshte mu ai paradoksi që tingëllon sepse muslimani muslimanin ta largoj nga shtëpia është e pa mundur. Këtu ka qenë dashur ta përmendësh se pas shkuarjes së zezakëve në Amerikë si i trajtoi Amerika dhe prej cilit vit filluan zezakët të llogariten si njerëz dhe gëzojnë të drejtat e njeriut. Nëntitulli tjetër ,,Tregëtia me skllevër të bardhë e Imperatorise Osmane”nxjerr prap gjëra që shiqohen vetëm në prizmin dhe kënd negativ.Paske pohuar se shënimet na qenkan të sakta vetem pas Konferencës së Berlinit, edhe unë po them se kanë saktësi të përafërt sepse krishterët kanë bërë çdo gjë skenar kundër popujve musliman dhe menjëherë i kanë shkruar dhe i kanë ruajtur për kohrat e ardhme që ti sot u beson dhe ua len fajin si ata. Më se 2/3 e teritorit qenka humbur dhe gjatë viteve 1912-1913 qenkan shpërngulur për në Turqi 300.000 veta duke mos numruar fëmijët nën moshen 6vjeqare.
Nëse është humbur 2/3 e teritorit, kush na qenka fajtor ata që e uzurpuan apo ata që s’mundën ta mbronin para asaj fuqie krishtere ndërkombëtare. Hordhitë krishtere të asaj kohe ishin të qartura për gjak muslimanësh dhe filluan në Ballkan kunder shqiptarëve e boshnjakëve dhe duke ua bërë tapi shkaut menjëherë. Turqia na paska qenë gabimtare edhe pse paska pranuar më se 300.000 musliman shqiptarë e boshnjak. Me siguri gjatë viteve 1998-1999 sipas paragjykimit tuaj paska qenë fajtore edhe Shqipëria e cila pranoi përafërsisht 1/3 e popullsisë muslimane shqiptare nga Kosova e cila iku nga presioni sllavo–krishter. Me siguri ty nuk të duket edhe këtë kohë se Serbia nuk ka pasur faj fare por Shqipëria e cila na ka pranuar duarhapur për t’na shpëtuar. Ti me siguri tash akuzon Turqinë e cila pranon refugjatet nga siria, se pushteti i Beshir al Asadit të duket demokratik e humane pasi qe po vret e masakron musliman, pra prap Turqia,, fajtor”. Po të ishin krishter sa shpejt do kishte intervenuar bota krishtere dhe do ti kishte marrur në gjirin e saj, e pasi që janë musliman i ka pranuar Turqia me siguri Bashkesia nderkombetare(shtetet islame) mund ta ndihmoj Turqine per mundin dhe sakrificat qe beri kjo per kete popull e që Xharra i quan shitblerje dhe akuzon Turqinë pse mori ndihma dhe i hengren vetë. Më poshtë shifet se në një rresht keni thenë se në marrëveshjen e vitit 1938 mes Turqisë e ish Jugosllavisë ishte vendosur që brenda tetë vitesh të behet spastrim i muslimanëve shqiptarë. Këtu prap i paska fajet Turqia qe spastron tokat shqiptare dhe punon në dobi të Serbisë. A mund të jenë gabim kontenjerët që behet bartja e mbeturinave dhe mallrave të ndryshme të cilët mund të jenë pa kapak dhe ndikon shiu e bora apo është fajtor individi apo shoqëria e cila i ka hudhur ato mallera të vlefshme pa kontrollë. Tjetra është qudia më e madhe kur keni thenë pse turqit nuk merrnin serb për popullëzimin e shkretëtirave të anadollit por musliman shqiptar. Po a dallon ti së pari shkaun nga shqiptari dhe kryqalinë nga muslimani, nëse nuk e din edhe këtë nuk kemi për çka të polemizojmë. Po a din se Turqia na pranoi si mall të hedhur në det nga aleancat krishtere e ti e quan fajtore pse nuk na la të vdesim… e serbët kanë qenë krishter dhe aleanca krishtere këto troje ia bënte gati Serbisë.
Nëntitulli tjetër ,,ndihma Osmane për zbrazjen e trojeve shqiptare” prap ka të njejtën esencë-qellim akuze kundër Turqisë muslimane dhe arsyetim nga ti i grekëve e sllavëve, po këtu a je kah e shef se ka qenë fushatë e pastër për spastrimin e muslimaneve nga Ballkani dhe ky troll ti mbetet kryqit. Nëse nuk është e vërtetë kjo që them a është e vërtetë se ke përmendur teritorin grek,maqedon,serb,malazez (ke ,,harruar’’ boshnjaket)se Turqia paska qenë fajtore pse i pranonte vëllezërit e saj musliman nga keto troje. Paske përmendur perandoritë nëpër të cilat kaloi ky popull i mjerë, pra së pari nën perandorinë romake e cila shkatërroi çka gjeti para vetes dhe e shfarosi këtë popull, ku dikur i ftoi sllavët krishter nga karpatet ta popullzojnë këtë troll dhe bashk me romaket e greket të behen sundimtare të shqiptarëve .Perandoria e dytë na ishte ajo e Bizantit e cila vetem vazhdoi të keqen nga romaket kundër këti populli, duke përdorur edhe metodat më barbare që njeh historia.
Dashti Allahu i madhërishëm na dërgoi Perandorinë Osmane e cila lirisht mund të quhet edhe periudha e artë e këtij populli sepse sllavo grekëve ua shpartalloi qerdhet e inkuzicionit kundër shqiptarëve të cilët pranuan duarhapur Turqinë sikur në vitin 1999 NATO-n. Kjo ishte koha ku shqiptarët kishin me se 28 kryeministra dhe 36 ministra, lulëzonte gjithçka deri filloi dobësimi i Perandorisë, dhe pas dobësimit filloi tatpjeta që në gjitha negociatat ishte e detyruar… Tek nëntitulli tjetër ,,Gjithmon e njejta Serbi”, mirë e ke hetuar se ujku edhe po ta ndërroj qimen hujin(zanatin) nuk e harron dot, por ka qenë dashur të thuash se : të krishterët e po ashtu edhe Serbia krishtere kurr nuk përmirësohet ndaj muslimanëve.Gjithsesi qenke munduar ta barazosh Serbinë me Turqinë duke ua mveshur fajet e njejta por paske gabuar shume rëndë dhe po vërtetohet se ke detyra të caktuara kunder islamit dhe muslimanëve. Të barazohet mbytësi me shpetuesin e shqipetarëve kjo është një absurd i kohës se vet. Edhe ne shqiptarët e pritem që këto gjëra ,,elita intelektuale e jona” ti pohoj dhe të mundohet ti vërtetoj. Po mos të kishte qenë Turqia nuk do të ishte shqiptaria i nderuar, shiqoje Malin e Zi ku shqiptarët e krishter të fisit Kuq sot i thonë vetes sllav e në Shqipërinë jugore ortodoksët. Minoriteti katolik deklarohen si shqiptarë por fatkeqësisht edhe ata hanë pijnë e martohen per sllav, grek italian e tj e kurrsesi me muslimanët shqiptarë. Paske futur edhe dy figura të ,,mëdha shqiptare” Ismail Kadarenë dhe Jusuf Buxhovin, i paske gjetur të një rangu mes vete dhe të një qëllimi me disa pseudoshqiptarë që kanë detyra të caktuara kundër islamit dhe muslimanëve e posaqërisht kundër muslimanëve shqiptar.