JETIMI QË E PRISTE ALLAHUN !

0
413

Një njeri ishte duke kaluar pranë një rruge të boshatisur, kur vërejti një djalosh që dukej inteligjent dhe mendjemprehtë, por tejet i dobët.
Njeriu i dha disa të holla dhe e pyeti: – Përse qëndron këtu, djalosh?
Djaloshi u përgjigj: – Jam duke pritur Allahun të vij dhe të kujdeset për mua, zotëri.
Njeriu u habit dhe tha: – E pret Allahun?
Djaloshi ia ktheu: – Po, Allahu më dërgoi nënën, dhe e mori, e para saj edhe babanë dhe vëllezërit e mi. Nëna më ka thënë që pas saj do të vie Allahu të përkujdeset për mua, prandaj unë e pres Atë, zotëri.
Pastaj, djaloshi u kthye kah njeriu dhe i tha: – A nuk beson se do të vjen Allahu? Nëna ime asnjëherë nuk ka gënjyer dhe nëse më ka thënë se do të vjen Allahu, atëherë unë besoj se Ai do të vie.
Sytë e njeriut u mbushën me lot dhe iu përgjigj djaloshit: – Nëna jote nuk ka gënjyer, Allahu më dërgoi mua për shkak tëndin.
Në këtë djaloshi buzëqeshi ëmbël dhe tha: – Por, zotëri je vonuar mjaft gjatë rrugës.
O Allah, të lutemi për falje, mbrojtje dhe ndihmë jetimëve!
Ka thënë Muhammedi sal-lAllahu alejhi we selem: – A dëshiron që të zbutet zemra dhe që t’i realizosh dëshirat tua? Bëhu i mëshirshëm ndaj jetimit, lëmoje në kokë dhe ushqeje me atë që ti ushqehesh, zemra do të zbutet dhe ka thënë që pas saj do të vie Allahu të përkujdeset për mua, prandaj unë e pres Atë, zotëri.
Pastaj, djaloshi u kthye kah njeriu dhe i tha: – A nuk beson se do të vjen Allahu? Nëna ime asnjëherë nuk ka gënjyer dhe nëse më ka thënë se do të vjen Allahu, atëherë unë besoj se Ai do të vie.
Sytë e njeriut u mbushën me lot dhe iu përgjigj djaloshit: – Nëna jote nuk ka gënjyer, Allahu më dërgoi mua për shkak tëndin.
Në këtë djaloshi buzëqeshi ëmbël dhe tha: – Por, zotëri je vonuar mjaft gjatë rrugës.
O Allah, të lutemi për falje, mbrojtje dhe ndihmë jetimëve!
Ka thënë Muhammedi sal-lAllahu alejhi we selem: – A dëshiron që të zbutet zemra dhe që t’i realizosh dëshirat tua? Bëhu i mëshirshëm ndaj jetimit, lëmoje në kokë dhe ushqeje me atë që ti ushqehesh, zemra do të zbutet dhe çdo dëshirë do të plotësohet.” (Bejhekiu)
“Për Allahun më e dashur është ajo familje që kujdeset për jetimin.” (Ebu Umame)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here